Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Parlamenti Evropian synon t’i shtyjë vendet e Ballkanit Perëndimor më pranë BE-së

2024/10/05 at 9:02 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Parlamenti Evropian synon t’i shtyjë vendet e Ballkanit Perëndimor më pranë BE-së

Parlamenti Evropian është duke vazhduar procedurat e themelimit të komisioneve, delegacioneve dhe strukturave tjera që janë të domosdoshme për punën e tij.


Mandati i ri i PE-së nisi në verë, pas zgjedhjeve të fundit evropiane që u mbajtën në qershor.

Në kuadër të procesit të konstituimit janë krijuar tashmë edhe delegacionet parlamentare për raporte me vendet jashtë BE-së, me të cilat ekziston një kornizë për bashkëpunim.

Gjatë muajit shtator ka përfunduar procesi i themelimit të delegacioneve përkatëse për raportet me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Këto delegacione do të jenë përgjegjëse edhe për bashkëpunimin me vendet e këtij rajoni – Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinën – në kuadër të strukturave të përbashkëta që parashihen me Marrëveshjet e Stabilizim Asocimit (MSA).

MSA parasheh edhe dimensionin parlamentar të bashkëpunimit, andaj themelohen edhe delegacionet e përbashkëta.

Ato përbëhen nga delegacioni i PE-së për raportet me vendin përkatës në njërën anë dhe deputetët nga parlamenti kombëtar i atij vendi në anën tjetër.

Roli i këtyre delegacioneve është që të diskutohet përmbushja e obligimeve nga MSA-ja nga të dyja anët, si dhe avancimi i vendit drejt integrimit në BE.

Parlamenti Evropian ka qenë gjithmonë mbështetës i fuqishëm i avancimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Këtë e ka shprehur edhe në deklaratat e përbashkëta të delegacioneve ndërparlamentare, por edhe në raportet dhe rezolutat e miratuara nga vetë ai.

Ndonëse ka pasur disa ndryshime në përbërjen e Parlamentit Evropian në këtë mandat, pasi është rritur numri i deputetëve nga partitë e ekstremit të djathtë, shumica e deputetëve të tashëm janë të bindur se nuk do të ketë zvogëlim të mbështetjes për procesin e zgjerimit e as për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ka pasur një interesim mjaft të madh të deputetëve për t’u bërë anëtarë të këtyre delegacioneve, sikur edhe për postet udhëheqëse në to.

Java e fundit e muajit shtator dhe fillimi i muajit tetor u shënuan me një varg takimesh dhe mbledhjesh për t’i zgjedhur kryesuesit e këtyre delegacioneve.

Shef i delegacionit të Parlamentit Evropian për raportet me Kosovën, e po ashtu edhe i delegacionit të përbashkët parlamentar të stabilizim-asociimit, do të jetë deputeti nga Kroacia, Davor Ivo Stier.

Stier ka qenë edhe ministër i Jashtëm i Kroacisë, ndërsa më herët edhe deputet i Parlamentit Evropian.

Me dosjen e Kosovës ai është marrë edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku ka qenë shef i Grupit të Partive Popullore Evropiane.

Në mbledhjen konstituive të delegacionit për Kosovën dhe për Bosnje e Hercegovinën, Davor Ivo Stier ka thënë se i gëzohet bashkëpunimit me partnerët nga Kuvendi i Kosovës në avancimin e këtij vendi në procesin e integrimeve evropiane.

“Në Kosovë, Komisioni Parlamentar i Stabilizim Asociimit ka mbajtur takime të rregullta që nga viti 2016 kur është themeluar. Kemi parë një progres inkurajues në reformat demokratike, zhvillimin ekonomik dhe përpjekjet për ta luftuar korrupsionin. Megjithatë, mbetet një punë e rëndësishme për t’u bërë, sidomos në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që është kyç për stabilitetin afatgjatë të rajonit”, ka thënë ai.

Për secilin vend të rajonit ekziston një delegacion i posaçëm, ndërsa ai për Kosovën është edhe delegacion për raportet me Bosnje e Hercegovinën.

Deputeti Marco Tarquinio, social-demokrat nga Italia, do të jetë shef i delegacionit për Shqipërinë dhe i delegacionit të përbashkët të MSA-së me Shqipërinë.

Shef i delegacionit për Serbinë do të jetë deputeti konservator nga radhët e Partisë Popullore Evropiane nga Qiproja, Loucas Fourlas.

Thomas Waitz, deputet i Të Gjelbërve nga Austria, është zgjedhur kryesues i delegacionit për raportet me Malin e Zi.

Për Maqedoninë e Veriut, ndërkaq, do të jetë deputeti i Partisë Popullore Evropiane nga Kroacia, Karslo Resler.

Të zgjedhurit në postet e kryesuesve të delegacioneve kanë paralajmëruar se shumë shpejt do t’i nisin kontaktet me kolegët e tyre nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe me parlamentet nacionale të këtyre vendeve, në mënyrë që të punojnë së bashku në agjendën e reformave.

Deputetët e Parlamentit Evropian presin nga kolegët e tyre në rajon që të jenë maksimalisht të angazhuar në kryerjen e detyrave të tyre, sepse dimensioni parlamentar është jashtëzakonisht i rëndësishëm për përmbushjen e kushteve për progres në procesin e integrimeve evropiane. Kjo, për faktin se në këtë proces nevojiten shumë reforma ligjore dhe të gjitha ato duhet të kalojnë edhe përmes parlamenteve nacionale.

Tani pritet që në Komisionin e Politikës së Jashtme të ndahen edhe rolet e raportuesve për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ata kanë përgjegjësi edhe më të mëdha, sepse i hartojnë dhe negociojnë raportet vjetore për vendet e rajonit, të cilat në fund votohen edhe si rezoluta të Parlamentit Evropian.

Së pari, pritet që grupet kryesore politike të ndajnë mes vete se cilit grup do t’i takojë roli i raportuesit për cilin shtet. Pastaj, grupet do t’i nominojnë kandidatët e tyre.

Në 15 vjetët e fundit, raportuesi për Kosovën ka qenë nga radhët e Të Gjelbërve. Raportuesja e fundit ishte deputetja gjermane, Viola von Cramon – Taubadel.

Të Gjelbërit, sipas burimeve nga Parlamenti Evropian, do të preferonin ta kenë përsëri raportuesin për Kosovën, por meqë ky grupim politik ka shënuar rënie të numrit të përgjithshëm të deputetëve, nuk është ende e sigurt nëse partitë tjera do të pajtohen për një gjë të tillë.

Zgjedhja e raportuesit për Kosovën dhe për vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor pritet të përfundojë para fundit të muajit tetor./REL



Ju sugjerojmë

Çështja “Balluku”, Bardhi-Peleshit: Mblidh Këshillin, të shqyrtojmë provat e SPAK
Kryesore

Çështja “Balluku”, Bardhi-Peleshit: Mblidh Këshillin, të shqyrtojmë provat e SPAK

20 Dhjetor, 2025 12:01 pm
Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Bëhet fjalë për 1 miliard euro vjedhje
Kryesore

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Bëhet fjalë për 1 miliard euro vjedhje

20 Dhjetor, 2025 11:50 am
Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Bota

Trump pas sulmeve ajrore ndaj ISIS: SHBA do të godasë më fuqishëm se kurrë

20 Dhjetor, 2025 10:52 am
Kush dhe çfarë përfshihet në dosjet Epstein?
Bota

Kush dhe çfarë përfshihet në dosjet Epstein?

20 Dhjetor, 2025 10:51 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

20 Dhjetor, 2025 10:33 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Kanabis në formë gjelatine të trafikuar nga Kanadaja, pranga 23-vjeçarit në Tiranë

20 Dhjetor, 2025 9:45 am
Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës
-Kulturë

Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës

20 Dhjetor, 2025 9:43 am
SHBA kryen sulme masive kundër ISIS në Siri
Bota

SHBA kryen sulme masive kundër ISIS në Siri

20 Dhjetor, 2025 8:47 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

20 Dhjetor, 2025 8:46 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 20 dhjetor 2025

20 Dhjetor, 2025 8:45 am
Para
Biden në OKB: Paqja, ende e mundshme në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë

Biden: Nuk e di nëse Izraeli po mban pezull marrëveshjen e paqes për të ndikuar tek zgjedhjet amerikane

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, arrestohet 41-vjeçari

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, arrestohet 41-vjeçari

1930/ Trajtimi i kafshëve në Shqipëri: Angazhimi i qeverisë në mbrojtjen e tyre

1930/ Trajtimi i kafshëve në Shqipëri: Angazhimi i qeverisë në mbrojtjen e tyre
















TE FUNDIT

Çështja “Balluku”, Bardhi-Peleshit: Mblidh Këshillin, të shqyrtojmë provat e SPAK

Çështja “Balluku”, Bardhi-Peleshit: Mblidh Këshillin, të shqyrtojmë provat e SPAK
20 Dhjetor, 2025

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike,Gazment Bardhi, i kërkoi kryeparlamentarit Niko Peleshi që të martën në orën 11:00 të...

Lexo më shumë

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Bëhet fjalë për 1 miliard euro vjedhje

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Bëhet fjalë për 1 miliard euro vjedhje
20 Dhjetor, 2025

Deputetët demokratë që janë pjesë e Këshillit të Mandatave po mbajnë një konferencë për shtyp në selinë e Partisë Demokratike...

Lexo më shumë

Trump pas sulmeve ajrore ndaj ISIS: SHBA do të godasë më fuqishëm se kurrë

Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
20 Dhjetor, 2025

Forcat amerikane kryen sulme ajrore në Siri ndaj dhjetëra objektivave të lidhura me ISIS, si përgjigje ndaj sulmit të fundit...

Lexo më shumë

Kush dhe çfarë përfshihet në dosjet Epstein?

Kush dhe çfarë përfshihet në dosjet Epstein?
20 Dhjetor, 2025

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka publikuar një pjesë të parë të dokumenteve që lidhen me Jeffrey Epstein. Dokumentet, të cilat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com