Aktualitet

Parlamenti bullgar miratoi propozimin francez/ Rama:Tani BE duhet të veprojë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:10 - 24/06/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me miratimin në parlamentin bullgar të propozimit të presidentit francez, Emmanuel Macron për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, Rama bën të ditur se u telefonua nga kreu i opozitës bullgare Boyko Borissov.  Teksa falenderon këtë të fundit për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s ndaj Maqedonisë së Veriut, shkruan se tashmë BE duhet të veprojë shpejt.

“Sapo mora një telefonatë nga Boyko Borissov. Nuk mund ta falënderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë që më thirri, por munda ta falënderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë. Partia e tij GERB dhe të tjerët shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE duhet të veprojë shpejt!”-shkruan Rama./Opinion.al

Pas