Për herë të dytë, deputetët kanë rrëzuar marrëveshjen e propozuar nga kryeministria britanike për Brexit.
Kundër marrëveshjes votuan 391 deputetë, ndërkaq pro ishin 242.
Kryeministrja Theresa May tha se qeveria e saj do të dërgojë një mocion në parlament nëse ligjvënësit do të mbështesin braktisjen e BE-së më 29 mars me ose pa marrëveshje.
Bashkimi Evropian paralajmëroi gjatë ditës se nëse marrëveshja për Brexit hidhet poshtë, “nuk do të ketë shans të tretë”./Opinion.al