TIRANË- Paraditen e së enjtes grupe të ndryshme po protestojnë përpara Parlamentit. Janë ish-të përndjekurit politik që kërkojnë këstet e dëmshpërblimit, familja e 10-vjeçarit që kërkon ndihmë nga Ministria e Shëndetësisë për shërimin e të birit me Ciroze hepatike dhe një grup qytetarësh nga Kamza për kërkojnë t’ju rilidhet energjia elektrike. Këta të fundit thanë se askush nuk shkon të bëjë marrëveshje me ta për t’ju lidhur energjinë edhe pse kanë paguar debinë. “I bëjmë thirrje OSHEE këtu nga Parlamenti pasi duam drita sepse kemi paguar faturat”, u shpreh njëri prej protestuese. Banorët kishin dalë në protestë me fëmijë nëpër duart.
*foto ilustruese