TIRANE- Ka nisur seanca plenare e së enjtes dhe pas prezantimit të rendit të ditës nga n/kryetarja Valentina Leskaj, fjalën e ka marrë kreu i grupit të PD, Edi Paloka.
Ai kërkoi që Kryeministri Edi Rama të vijë në Parlament e t’u përgjigjet akuzave të drejpërdrejta të ambasadorit të SHBA, Donald Lu, i cili tha se Arben Frroku u arratis në mënyrë të mistershme dhe Shullazi nuk i dorëzohet drejtësisë.
“Kush i mbron Frrokët e Shullazët?”, u shpreh Paloka. “Unë e di”,- vijoi ai- “është ministri i Brendshëm, që e kemi këtu por nuk e dua përgjigjen e tij, e di çfarë do të thotë, dua të di përgjigjen e Edi Ramës”, tha më tej kreu i grupit të PD-së.