Tashmë që parku i fëmijëve në zonën e liqenit është duke përfunduar, Kryeministri Edi Rama nuk ka hezituar të postojë fotot në rrjetet sociale, bashkë me një shënim, që me sa duket ironizon Presidentin Nishani.
“Parku i lodrave tek Liqeni gati per hetim nderkombetar #DrejtimiiDuhur #ShqiperiaeGjeneratesTjeter”, shkruan Kryeministri Edi Rama në tuiter.
Disa ditë më parë, Presidenti Nishani gjatë një takimi me aktivistë, pohoi se ka kërkuar hetim ndërkombëtar për punimet tek parku i liqenit dhe kjo është përgjigja e Ramës në distancë.