Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Parku i Karavastasë dhe HEC-i i Skavicës,prezantohen projektet energjitike

2020/05/27 at 12:28 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Parku i Karavastasë dhe HEC-i i Skavicës,prezantohen projektet energjitike

Shpallet kompania fituese e e ankandit ndërkombëtar për parkun fotovoltaik të Karavastasë. Oferta e kompanisë franceze “Voltalia” me çmimin prej 24.89 euro për megavat, është cilësuar si më e mira.

Kryeministri Rama e cilësoi këtë një arritje për ekonominë dhe sektorin energjitik pasi në sistem po futet një investim i huaj me mbi 100 mln euro.

“Më vjen shumë mirë që pas një periudhe jo të shkurtër arritëm që të finalizojmë këtë proces duke pasur parasysh edhe një periudhë që na hyri në mes, që si pasojë e epidemisë solli shumë pezullime  dhe shtyrje të proceseve dhe të vetë garave që ishin shpallur.

Më vjen mirë që ne ne jemi në gjendje që të shikojmë konkretisht finalizimin e një përpjekje të madhe për të hapur një faqe të re në historinë e sistemit energjetik duke përfshirë një volum të rëndësishëm, i pari i kësaj natyre, energjisë diellore në sistem dhe një investim të huaj mbi 100 mln euro. Do të bëhet nga një kompani me prestigj ndërkombëtar.

Kjo është një ditë shumë pozitive për Shqipërinë. Deri në 2050 pritet që të trefishojë nevojën për energji bota ku jetojmë. Ky është parku më i madh në rajon. Për ne është fillimi i një procesi, ku presim rritjen e këtyre kapaciteteve. Çmimi është fantastik, jashtë cdo parashikimi, pritshmëritë ishin larg. Uroj që të jemi në kantier në vjeshtë’ tha Rama.

Ndër të tjera kryeministri zbuloi edhe disa projekte të reja. Ai njoftoi se shumë shpejtë do të nisë projekti për ndërtimin e HEC-it të Skavicës. Rama tha se ky projekt do të financohet 100% nga buxheti i shtetit.

“Shumë shpejt do të dalim në një proces tjetër, i menduar dhe vonuar me më shumë dekada se 30 vite, projektimi dhe ndërtimi i HEC-it të Skavicës. Ka qenë objektiv i të gjitha qeverive, është objekt i domosdoshëm, i komplikuar dhe për këtë arsye qeveritë e kanë pasur në plan por e kanë shtyrë. Kemi vendosur ta ndërtojmë me forcat tona, 100% shteti.

Do të jetë fundi i derdhjes së ujit kur ka me tepri dhe përmbytjeve kur pasojë, si rezultat i derdhjes, së parave në formë uji duke shkaktuar dëme. Janë edhe disa projekte të tjera, që janë në proces. Urojmë një kompleks energjie me erë, por nuk jemi me pikën që të jemi të bindur se procesi do të shkojë deri në fund. Jemi duke vlerësuar një mundësi tërheqëse dhe një mundësi reale për një investim të madh të huaj në energjinë me erë. Është një lajm i mirë” tha Rama.

Skavica është pjesë e kaskadës së Drinit, u projektua  në vitet ’70 që të ishte hidrocentrali i parë i kësaj kaskade para Fierzës, ndërkohë që në total në këtë kaskadë ishin projektuar pesë HEC-e. Në renditje do të ishin Skavica, Fierza, Vau i Dejës, Komani dhe Bushati. Hidrocentrali i parë dhe i fundit i kaskadës nuk gjetën zbatim. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Akuzat për prostitucion, Diddy shpallet fajtor
InstaBIZ

Akuzat për prostitucion, Diddy shpallet fajtor

2 Korrik, 2025 4:45 pm
Rinumërimi në Fier, Braho: Indicie e mjaftueshme që Prokuroria të nis hetimet
Aktualitet

Rinumërimi në Fier, Braho: Indicie e mjaftueshme që Prokuroria të nis hetimet

2 Korrik, 2025 4:33 pm
Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital
Kronikë

Drejtuesi i monopatinës përplas këmbësorin, përfundojnë të dy në spital

2 Korrik, 2025 4:11 pm
Zegjine Çaushi humb mandatin/ Mbyllet rinumërimi për Fierin
Aktualitet

Zegjine Çaushi humb mandatin/ Mbyllet rinumërimi për Fierin

2 Korrik, 2025 4:05 pm
Trump lançon parfumin e tij/ “Victory 45-47” simbolizon..
Bota

Trump lançon parfumin e tij/ “Victory 45-47” simbolizon..

2 Korrik, 2025 3:38 pm
Shefi i Emergjencave Civile në Elbasan: S’ka zjarr aktiv, vetëm tym
Aktualitet

Shefi i Emergjencave Civile në Elbasan: S’ka zjarr aktiv, vetëm tym

2 Korrik, 2025 3:25 pm
Lufta për trafikimin e armëve/ BE-UNDP pajisje Shqipërisë në vlerë 1.1 mln dollarë
Aktualitet

Lufta për trafikimin e armëve/ BE-UNDP pajisje Shqipërisë në vlerë 1.1 mln dollarë

2 Korrik, 2025 3:19 pm
Abuzimi seksual në Fier/Avokati i Popullit: Hetim administrativ institucioneve
Aktualitet

Abuzimi seksual në Fier/Avokati i Popullit: Hetim administrativ institucioneve

2 Korrik, 2025 3:03 pm
Kanosi me thikë një shtetas dhe shkeli masën “arrest në shtëpi”, pranga 36 vjeçarit
Aktualitet

Kanosi me thikë një shtetas dhe shkeli masën “arrest në shtëpi”, pranga 36 vjeçarit

2 Korrik, 2025 2:46 pm
“Shqipëria, koloni kartelesh”/ Berisha me zyrtarët e OSBE: Qeveri teknike para se…
Aktualitet

“Shqipëria, koloni kartelesh”/ Berisha me zyrtarët e OSBE: Qeveri teknike para se…

2 Korrik, 2025 2:29 pm
Para
Video/ Sorkadhja dhe ariu afrohen në zonat e banuara të Bulqizës  

Video/ Sorkadhja dhe ariu afrohen në zonat e banuara të Bulqizës  

Dhunoi policin, arrestohet 55-vjeçari në Bulqizë

Vëllai rreh dy vëllezërit dhe zapton tokën

Transport emigrantësh mes kufirit, tre në pranga mes tyre edhe një vajzë

Transport emigrantësh mes kufirit, tre në pranga mes tyre edhe një vajzë

TE FUNDIT

Akuzat për prostitucion, Diddy shpallet fajtor

Akuzat për prostitucion, Diddy shpallet fajtor
2 Korrik, 2025

Sean “Diddy” Combs u shpall fajtor nga një juri federale për akuzat e përfshirjes në prostitucion, por u lirua nga...

Lexo më shumë

Rinumërimi në Fier, Braho: Indicie e mjaftueshme që Prokuroria të nis hetimet

Rinumërimi në Fier, Braho: Indicie e mjaftueshme që Prokuroria të nis hetimet
2 Korrik, 2025

Ka përfunduar rinumërimi i votave në Qarkun e Fierit, ku nga ky proces pati një ndryshim sa i përket shpërndarjes...

Lexo më shumë

Drejtuesi i monopatinës përplas këmbësorin, përfundojnë të dy në spital

Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital
2 Korrik, 2025

Një 17 vjeçar në Tiranë që po lëvizte me monopatinë ka përplasur një këmbësor. Për pasojë si këmbësori edhe drejtuesi...

Lexo më shumë

Zegjine Çaushi humb mandatin/ Mbyllet rinumërimi për Fierin

Zegjine Çaushi humb mandatin/ Mbyllet rinumërimi për Fierin
2 Korrik, 2025

Rinumërimi në Qarkun e Fierit solli një ndryshim sa i përket shpërndarjes së mandateve brenda Partisë Socialiste. Zegjine Çaushi, kandidatja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com