Aktualitet

Parku Fotovoltaik/ Rama i flet kompanisë për ‘qeverinë e korruptuar’


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:10 - 31/07/20 |
Al Do

Qeveria shqiptare dhe kompania “Voltalia” kanë firmosur sot marrëveshjen për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë. Kjo marrëveshje i hap rrugë kantierit të energjisë diellore, ku kompania franceze do të investojë 100 milionë Euro, duke nisur nga muaji shtator.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij e vlerësoi faktin që kompania franceze do punojë për këtë projekt, teksa u kërkoi të flasin për eksperiencën e tyre me qeverinë “e korruptuar”, siç e quajti ironikisht Rama.

Do kemi një dëshmitar francez që do mund të thotë se si u gjend si u ndje si e kaloi kaloi procesin me qeverinë e korruptuar shqiptare, qeverinë që shihet shpesh përmes një dylbie tradicionale paragjykimi që është paragjykim lidhur me vetë Shqipërinë.

Besoj dhe për ‘Voltalian’ do ndodhë sic ka ndodhur për TAP e një sërë investimesh që kur flasin për eksperiencën e tyre do gjenden përballë njerëzish që s’kanë për ti besuar ato që thonë se paragjykimet janë shumë të forta.

Besoj ministria ka treguar për partnerët tanimë, se qeveria e korruptuar e Shqipëria e korruptuar janë stigma të ndërtuara në kohë, jo pa arsye, në 30 vite të vështira të një kalimi nga një regjim jo thjesht diktatoriale komunist por që e kish mbyllur Shqiperine e kishte bërë Korenë e veriut në mes të Evropës.

Patjetër që kemi për të bërë shumë për luftën ndaj korrupsionit e transparencën me proceset. Ajo që dua ti them këtu drejtuesit të kompanisë është që ju lutem mos përtoni të tregoni historinë tuaj me qeverinë shqiptare, se do na ndihmojë shumë’, tha Rama. /Opinion.al

Pas