Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Parkimi me pagesë dhe gjobat: 2.7 milionë euro mblodhi Bashkia e Tiranës nga qytetarët vetëm në 1 vit

2018/06/04 at 1:04 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Parkimi me pagesë dhe gjobat: 2.7 milionë euro mblodhi Bashkia e Tiranës nga qytetarët vetëm në 1 vit

Të parkosh makinën në Tiranë është një mision shumë i vështirë. Vështirësia e parë qendron në gjetjen e një parkimi sidomos në rrugët kryesore. Problemi i dytë qëndron tek pagesa, që mesatarisht është 100 lekë për një orë, që për një person që punon 8 orë, i duhen 800 lekë në ditë, apo rreth 17.6 mijë lekë në muaj, nëse do të paguante për 22 ditë pune.

Të ardhurat e Bashkisë Tiranë nga tarifa e parkimit arritën në një nivel rekord në vitin 2017, prej 338.3 milionë lekësh, apo rreth 2.7 milionë euro, që janë paguar nga përdoruesit e automjeteve në kryeqytet. Megjithatë, në raport me atë që Bashkia kishte planifikuar të mblidhte të fillim, kjo shumë është rreth 25% më e ulët (Bashkia priste të mblidhte 450 milionë lekë nga tarifa e parkimit në planifikimin fillestar të buxhetit).

Në krahasim me vitin e mëparshëm, tarifa e paguar për parkim është pothuajse dyfishuar, ndërsa në raport me vitin 2014 është pesë herë më e lartë.

Bashkia Tiranë thotë se në vitin 2017, arkëtimi i kësaj tarife ka një rritje të ndjeshme, “si rrjedhojë jo vetëm e riorganizimit të strukturave, por edhe mënyrës së arkëtimit dhe evidentimit në kohë të përdoruesve të parkimit në rrugët me pagesë, por edhe në sheshet e miratuara për parkim”.

Shifrat bëhen të ditura në relacionin për projektbuxhetin faktik të vitit 2017.

Në total, Bashkia e Tiranës kishte të ardhura të veta (të taksueshme dhe jo tatimore) prej 10.5 miliardë lekësh në vitin 2017, ose 89% e asaj që planifikonte në fillim të vitit. Të ardhurat e taksueshme ishin 6.9 miliardë lekë dhe ato jo tatimore 3.6 miliardë lekë. Zëri që solli më shumë të ardhura është taksa e infrastruktrës.

Bashkia e Tiranës ka arkëtuar 3.33 miliardë lekë, me një rritje prej 170% në raport me vitin e mëparshëm. Sipas INSTAT, në Tiranë u dhanë për gjithë vitin 2017 gjithsej 231 leje (për një sipërfaqe totale 522 mijë metra katrorë) me rritje të numrit të lejeve prej 118%, në krahasim me vitin e kaluar, ose 125 leje më shumë, ndërkohë që sipërfaqja është 2.5 herë më e madhe.

Kjo është reflektuar dhe në arkën e Bashkisë, ku taksa e ndikimit në infrastrukturë ka sjellë 33% të të ardhurave të veta. Ndërtesat e reja paguajnë 8% të vlerës së shitjes si taksë për ndikimin në infrastrukturë, çka nënkupton se vlera totale e ndërtimeve për të cilat është mbledhur kjo taksë, arrin në rreth 42 miliardë lekë, ose rreth 330 milionë euro.

Nga taksa e pasurisë së paluajtshme janë arkëtuar rreth 1.7 miliardë lekë, me një rritje prej gati 14%. Po rreth 1.7 miliardë lekë janë dhe të ardhurat nga tarifa e pastrimit dhe gjelbërimit. Nga taksa e përkohshme për infrastrukturën arsmore u arkëtuan në total 681 milionë lekë (rreth 5.3 milionë euro), nga të cilat 415 milionë lekë u paguan nga bizneset dhe 266 milionë lekë nga rreth 110 mijë familjë. Nga taksa e tabelës u arkëtuan 345 milionë lekë, nga taksa e fjetjes në hotel 83 milionë lekë./ Monitor

Ju sugjerojmë

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë
Aktualitet

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë

20 Nëntor, 2025 8:10 pm
Balluku takim në zyrën e Ramës, Shehaj: Menduan se do t’i shpëtojnë drejtësisë
Aktualitet

Balluku takim në zyrën e Ramës, Shehaj: Menduan se do t’i shpëtojnë drejtësisë

20 Nëntor, 2025 7:19 pm
Moti i keq/ Rritet ndjeshëm niveli i lumit Vjosë, rrezikohet dalja nga shtrati
Aktualitet

Moti i keq/ Rritet ndjeshëm niveli i lumit Vjosë, rrezikohet dalja nga shtrati

20 Nëntor, 2025 7:15 pm
SPAK njoftim zyrtar për Ballukun:Z.kryeministrja dhe vartësit përcaktuan fituesit…
Aktualitet

SPAK njoftim zyrtar për Ballukun:Z.kryeministrja dhe vartësit përcaktuan fituesit…

20 Nëntor, 2025 6:33 pm
“Jan nis me t’vra”/Kërcënohet sërish me jetë presidentja Osmani.Ja mesazhi në e-mail
Kryesore

Më 28 dhjetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë

20 Nëntor, 2025 1:56 pm
Novosela nën ujë, ushtria nis largimin e ujit dhe evakuimin e banorëve
Aktualitet

Novosela nën ujë, ushtria nis largimin e ujit dhe evakuimin e banorëve

20 Nëntor, 2025 1:41 pm
GJKKO e pezulloi nga detyra, Balluku shkon në Kryeministri
Aktualitet

GJKKO e pezulloi nga detyra, Balluku shkon në Kryeministri

20 Nëntor, 2025 12:44 pm
Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
Aktualitet

Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend

20 Nëntor, 2025 11:31 am
Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Belinda Ballukun
Kronikë

Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Belinda Ballukun

20 Nëntor, 2025 11:24 am
Rrezik nga prurjet në Mifol, Çako paralajmëron evakuime nëse lumi del nga shtrati
Aktualitet

Rrezik nga prurjet në Mifol, Çako paralajmëron evakuime nëse lumi del nga shtrati

20 Nëntor, 2025 11:01 am
Para
Kush është pronari i resortit që u arrestua në Shëngjin: I dehur në timon dhe me armë pa leje

Kush është pronari i resortit që u arrestua në Shëngjin: I dehur në timon dhe me armë pa leje

Melanie Trump “zhduket” nga qarkullimi. Zonja e parë nuk do marrë pjesë as në Samitin e 12 qershorit

Melanie Trump “zhduket” nga qarkullimi. Zonja e parë nuk do marrë pjesë as në Samitin e 12 qershorit

Rikthehet shalli i pionerit?! Çfarë po ndodh me nxënësit

Rikthehet shalli i pionerit?! Çfarë po ndodh me nxënësit

TE FUNDIT

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave
20 Nëntor, 2025

Sulmet ajrore izraelite që ndodhën në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, në orët e para të së enjtes, kanë...

Lexo më shumë

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA
20 Nëntor, 2025

Ukraina njoftoi sot se ka marrë një projektplan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i  dhënë fund luftës me...

Lexo më shumë

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij
20 Nëntor, 2025

Kanë kaluar mbi 12 vjet nga aksidenti i rëndë me ski që i ndryshoi jetën legjendës së Formula 1, Michael...

Lexo më shumë

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë
20 Nëntor, 2025

Pas rreth shtatë orësh bisedime me Belinda Ballukun, kryeministri Edi Rama sapo është larguar nga ambientet e kryeministrisë. Ndërsa zv.kryeministrja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com