Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Parisi, sulm terrorist apo tejkalim i kompetencave?

2016/01/08 at 3:58 PM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
Parisi, sulm terrorist apo tejkalim i kompetencave?

Autoritetet franceze pohojnë se kanë evituar një sulm terrorist në Francë dhe kanë vrarë atentatorin. Ngjarja e tronditi qytetin. Kjo ndodhi në ditën e përvjetorit të sulmeve ndaj gazetarëve të revistës Charlie Hebdo.

Ora ishte 11:30. Presidenti Francois Holland mbante fjalimin e tij në prefekturën e policisë në Paris (07.01), kur një sulmues u përpoq të futet me dhunë dhe të hedhë veten dhe policinë në erë. U dëgjuan tri të shtëna dhe personi u vra në vend. Pak kilometra më larg, presidenti premtoi më shumë para dhe të drejta për policinë, në luftën kundër terrorizmit. Ai falënderoi policinë edhe për angazhimin e saj para një viti, me rastin e sulmit të tmerrshëm ndaj gazetarëve të revistës satirike Charlie Hebdo, si dhe angazhimin në nëntor, kur u vranë rreth 130 persona të pafajshëm. Plumbat e dëgjuar në lagjen Barbès rikujtuan papritur tërë rrezikun që i kërcënohet Parisit.

Barbès një vend i pasigurtë

Kjo lagje në veri të Parisit është një zonë e pasigurtë. Këtu banojnë kryesisht të ardhur nga vendet e veriut të Afrikës, në radhë të parë nga Algjeria, por edhe shumë të ardhur nga Afrika. Nën urë flenë shumë të pastrehë dhe në muajt e fundit ka pasur shumë përpjekje për ndërtimin e kampeve për refugjatë. Tregu i së shtunës këtu është i njohur në gjithë Parisin për çmime të ulëta dhe vjedhje të shpeshta. Rue de la Goutte d’Or, vendi ku ka ndodhur sulmi ndaj stacionit policor, llogaritet si një vend i të involvuarve në skenën e drogës.

Si rrjedhojë e sulmeve të vitit 2015 godinat publike ruhen nga forcat e armatosura të sigurisë. Se çfarë ka ndodhur saktësisht të enjten (07.01) në Rue de la Goutte d’Or, mbetet të sqarohet. Por në raportet e para thuhet se atentatori ka thërritur “Allahu Akbar” dhe ka vrapuar drejt stacionit policor. Policia e ka qëlluar menjëherë dhe atentatori vdiq në vend. Ai ka pasur me vete një çantë ku dyshohet të ketë pasur bomba dhe një rrip me eksploziv rreth vetes. Ekspertët e hetuesisë do ta thonë fjalën e tyre të fundit. Prokuroria ka kumtuar se personi i vrarë ka pasur me vete një letër me një flamur të të ashtuquajturit Shteti Islamik, ku ka pasur dhe disa kërkesa në gjuhën gjermane dhe arabe. Identiteti i tij i plotë do të sqarohet këto ditë.

Trazira pas pengesave në rrugë

Policia në Paris ka përpiluar ndërkohë plane konkrete veprimi për raste të tilla. Brenda disa minutash është bllokuar e gjithë kjo zonë, shkollat janë evakuuar, banorët janë ftuar të mbyllen në shtëpi… Gjendja është normalizuar pas kalimit të rrezikut. Por pas barrikadave u vërejt shumë qartë pakënaqësia e qytetarëve. Disa afrikanë kalojnë pranë dhe shajnë policinë. Ndërsa disa gra të moshurara kritikojnë policinë, e cila gjithmonë ndjek të rinj afrikanë nga kjo zonë.

Dëshmitarët Mohamedi dhe bashkëshortja e tij në momentin e sulmit ndodheshin tek bukëpjekësi. “Dëgjuam tri të shtëna dhe e gjitha përfundoi për disa sekonda”, thotë ai. Ai nuk e ka dëgjuar thirrjen “Allahu Akbar”. Personi kaloi pranë kontrollit të policisë dhe ata e kanë qëlluar menjëherë, thotë Mohamedi. “Reagimi i tyre ka qenë i tepruar”, mendon ai, sepse personi i vrarë është i njohur për policinë. Atë e kanë arrestuar shpesh. Ai nuk ka qenë mirë në kokë. Të gjithë në lagje e kanë njohur si një person të çmendur por të parrezikshëm.

Edhe dëshmitarët nga restoranti El Bahdja në afërsi thonë se personi i vrarë ka jetuar në këtë zonë qysh prej gjashtë vjetësh. Ai ishte një algjerian që shiste ilegalisht cigare në rrugë. Ai ka marrë edhe drogë. Të gjithë e kanë njohur si një kriminel, por jo si person të dhunshëm. Samiri thotë se gazetarët nuk duhet ta besojnë versionin e policisë. Samiri beson se personi i vrarë ka pasur armë për t’u mbrojtur nga bandat që kanë dashur t’ia marrin cigaret.

Ministri i Brendshëm flet për cënim shumë serioz

Ministri i Brendshëm Bernard Cazeneuve foli (07.01) për një rrezik akut dhe për një aksion plotësisht të domosdoshëm të policisë. Pohimet për thirrjen e tij “Allahu Akbar” vijnë nga një kalimtar, të cilin e kanë cituar mediat në mesditë. Por i gjithë rasti i ka shqetësuar shumë banorët e Parisit. E njëjta vlen edhe për banorët myslimanë në shumë lagje të Parisit. Çfarë presidenti Francois Hollande e ka quajtur të domosdoshme në luftën kundër terrorizmit – armatimin më të mirë të policisë dhe ashpërsimin e masave – banorët e Parisit në këtë zonë e vlerësojnë si kërcënim. Ndërsa pohimet e policisë për këtë rast në këtë zonë nuk i beson askush./dw/

0,,18965250_401,00




Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Zhvishet supermodelja, shihni fotot “hot” ne brendësi

Zhvishet supermodelja, shihni fotot "hot" ne brendësi

Fansat e Lindës kritikojnë J.Lo për gjykimin

Fansat e Lindës kritikojnë J.Lo për gjykimin

Takimi/ Nishani pret nesër Ramën. Ja çfarë pritet të bisedohet

Reforma në drejtësi, tërhiqet Rama. Arrihet konsensusi

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Një mandat në qarkun e Fierit? Lapaj: Jemi pranë fitores!

Një mandat në qarkun e Fierit? Lapaj: Jemi pranë fitores!
13 Maj, 2025

Nga qyteti i Fierit, drejtuesi i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj është shprehur se janë pranë fitores së një...

Lexo më shumë

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani
13 Maj, 2025

Aktualisht pothuajse në të gjitha bashkitë e vendit, përveç Elbasanit, ka vijuar numërimi i votave për kandidatët për deputetë. Siç...

Lexo më shumë

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë
13 Maj, 2025

Më shumë se 20 anëtarë të parlamentit britanik kanë kërkuar një ndryshim të rëndësishëm në qasjen e politikës së jashtme...

Lexo më shumë

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA
13 Maj, 2025

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Departamenti amerikan i Mbrojtjes kanë nënshkruar Marrëveshjen për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com