Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Parisi nderon Ismail Kadare me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”

2025/10/10 at 10:42 AM
në -Kulturë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Parisi nderon Ismail Kadare me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”

Këshilli Bashkiak i Parisit ka marrë një vendim historik për të nderuar shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare, me vendosjen e një pllake përkujtimore në adresën 63, bulevardi Saint-Michel, ku Kadare dhe familja e tij jetuan për shumë vite dhe ku ai krijoi disa prej veprave më të bukura të letërsisë së tij.

Vendimi u miratua njëzëri nga Këshilli Bashkiak i Parisit, si një homazh i gjallë dhe emocionues për kolosin e letrave shqipe dhe, nëpërmjet tij, për kulturën shqiptare.

Lajmin e bëri të ditur në një reagim në rrjetet sociale, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Francë, duke e cilësuar këtë vendim si një akt nderimi jo vetëm për Kadarenë, por për mbarë kulturën shqiptare.

“Këshilli Bashkiak i Parisit i bëri një homazh të gjallë dhe emocionues kolosit të letrave shqipe Ismail Kadare dhe, nëpërmjet tij, njëkohësisht edhe Shqipërisë dhe kulturës shqiptare, teksa votoi sonte në mbrëmje, me unanimitet, për vendosjen e pllakës me emrin dhe në nderim të Ismail Kadaresë, në adresën 63 boulevard Saint-Michel në Paris, vendi ku ai dhe familja e tij jetuan për shumë vite dhe ku autori shkroi disa nga faqet më të bukura të letërsisë së tij. Faleminderit Parisit, faleminderit Francës”.

Ismail Kadare u nda nga jeta më 1 korrik 2024, në moshën 88-vjeçare. Ai konsiderohet si një nga autorët më të mëdhenj të letërsisë bashkëkohore evropiane dhe figura më e shquar e letërsisë shqiptare të shekullit XX.

Ndër veprat e tij më të njohura përfshihen Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kronikë në gur, Prilli i thyer, Pallati i ëndrrave, Koncert në fund të dimrit.

Krijimtaria e Kadaresë është përkthyer në dhjetëra gjuhë dhe është vlerësuar me shumë çmime ndërkombëtare, përfshirë Prix Mondial Cino Del Duca dhe Jerusalem Prize.

Ju sugjerojmë

Elton Ilirjani në 5 pasarela të Paris Fashion Week SS 2026
Aktualitet

Elton Ilirjani në 5 pasarela të Paris Fashion Week SS 2026

10 Tetor, 2025 3:44 pm
Pas tërheqjes së forcave izraelite,mijëra palestinezë fillojnë të rikthehen në Gaza
Bota

Pas tërheqjes së forcave izraelite,mijëra palestinezë fillojnë të rikthehen në Gaza

10 Tetor, 2025 3:32 pm
Konstituohet Kuvendi i Kosovës
Rajoni

Konstituohet Kuvendi i Kosovës

10 Tetor, 2025 3:16 pm
Punimet për riparimin e rrugës Vorë-Ura e Dajlanit,rrugët ku do bllokohet qarkullimi
Aktualitet

Punimet për riparimin e rrugës Vorë-Ura e Dajlanit,rrugët ku do bllokohet qarkullimi

10 Tetor, 2025 2:32 pm
Dhunohet punonjësi i sigurisë në Gjykatën e Vlorës
Kronikë

Dhunohet punonjësi i sigurisë në Gjykatën e Vlorës

10 Tetor, 2025 1:33 pm
Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë/Berisha: Dalim garant, nuk do të shkelet Kushtetuta
Kryesore

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë/Berisha: Dalim garant, nuk do të shkelet Kushtetuta

10 Tetor, 2025 1:09 pm
Vrasja e gjyqtarit, Presidenti zhvillon takime për masat që duhen marrë
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit, Presidenti zhvillon takime për masat që duhen marrë

10 Tetor, 2025 12:35 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump nuk fitoi çmimin, Kreu i Komitetit të Nobelit: Vendimet merren me integritet

10 Tetor, 2025 12:31 pm
Kërcënohet roja i sigurisë te Gjykata e Apelit: Jeni për t’u vrarë që të gjithë
Aktualitet

Kërcënohet roja i sigurisë te Gjykata e Apelit: Jeni për t’u vrarë që të gjithë

10 Tetor, 2025 12:22 pm
Kërcënoi gjykatësit, familja e Gjovalin Shkambit: Babai ishte në gjendje të rënduar
Kronikë

Kërcënoi gjykatësit, burg për xhaxhain e Elvis Shkambit

10 Tetor, 2025 11:53 am
Para
Celibashi: Kemi pezulluar përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë

Celibashi: Kemi pezulluar përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë

Celibashi:Zhvillimi i procesit zgjedhor në Tiranë në datën 9 nëntor është i pamundur

Celibashi:Zhvillimi i procesit zgjedhor në Tiranë në datën 9 nëntor është i pamundur

“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt

Shtyhet seanca paraprake për Erion Veliajn

TE FUNDIT

Elton Ilirjani në 5 pasarela të Paris Fashion Week SS 2026

Elton Ilirjani në 5 pasarela të Paris Fashion Week SS 2026
10 Tetor, 2025

Në qytetin ku moda nuk është thjesht industri, por ide, Elton Ilirjani, i njohur globalisht si HANKO, rikthehet me një...

Lexo më shumë

Pas tërheqjes së forcave izraelite,mijëra palestinezë fillojnë të rikthehen në Gaza

Pas tërheqjes së forcave izraelite,mijëra palestinezë fillojnë të rikthehen në Gaza
10 Tetor, 2025

Mijëra palestinezë kanë filluar të kthehen drejt Gazës veriore, disa orë pasi ushtria izraelite njoftoi se një marrëveshje armëpushimi kishte...

Lexo më shumë

Konstituohet Kuvendi i Kosovës

Konstituohet Kuvendi i Kosovës
10 Tetor, 2025

Pas ngërçit politik që zgjati për 8 muaj, Kuvendi i Kosovës është konstituuar, duke i hapur rrugën formimit të qeverisë...

Lexo më shumë

Punimet për riparimin e rrugës Vorë-Ura e Dajlanit,rrugët ku do bllokohet qarkullimi

Punimet për riparimin e rrugës Vorë-Ura e Dajlanit,rrugët ku do bllokohet qarkullimi
10 Tetor, 2025

Autoriteti Rrugor Shqiptar do të nisë ditën e hënë një ndërhyrje për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë–Ura...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com