Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paris/Situata Covid, ashpërsohen masat ndaj bareve dhe restoranteve

2020/10/10 at 11:44 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Paris/Situata Covid, ashpërsohen masat ndaj bareve dhe restoranteve

Prej 6 tetorit kryeqyteti francez po përballet me kufizime më të rrepta si pasojë e koronavirusit.


Autoritetet kanë urdhëruar mbylljen plotësisht të bareve ndërsa restorantet, veprimtaria kryesore e të cilëve është të ofrojnë ushqim, tashmë po zbatojnë protokolle më të rrepta sanitare për të vazhduar aktivitetin.

Situata ka krijuar pasiguri tek këto biznese shumë prej të cilave po përballen me një numër gjithnjë e më të ulët klientësh e me të ardhura gjithnjë e më të ulta.

Në një lokal tipik në Paris, zakonisht klientët e parë vinin që në mëngjes për një kafe dhe briosh. Por prej së martës së 6 tetorit ai i ka mbyllur dyert, pasi baret dhe restorantet e kryeqytetit francez po përballen me kufizime më të rrepta si pasojë e koronavirusit.

Autoritetet kanë urdhëruar mbylljen plotësisht të bareve ndërsa restorantet, veprimtaria kryesore e të cilëve është të ofrojnë ushqim, tashmë po zbatojnë protokolle më të rrepta sanitare për të vazhduar aktivitetin. Aline Loreille, menaxhere e bar-restorant “Ella” thotë se tashmë klientëve do t’u shërbehet vetëm për të ngrenë:

“Kemi punësuar edhe një tjetër person kështu që restoranti do të funksionojë normalisht. Ne do t’u shërbejmë klientëve tanë që ulen jashtë, kafe… jo pije, vetëm kafe”.

Tashmë klientëve u kërkohet t’i mbajnë maskat derisa t’u mbërrijnë pjatat në tavolinë. Nga ana tjetër personelit të restorantit i kërkohet të ruajë kontaktet e klientëve për gjurmimin e tyre. Kufizimet e reja nënkuptojnë riorganizimin e mënyrës se si restorantet kanë funksionuar deri më tani.

“Kjo është e trishtueshme kur sheh se çfarë po ndodh me transportin publik, njerëzit që rrinë ngjeshur së bashku në metro e autobusë. Mendoj se është budallallëk dhe një problem politik. Qeveria po manipulon vazhdimisht njerëzit të majtë, të djathtë si dhe të qendrës për interesa ekonomike”, thotë Elizabeth (72 vjeç).

Ka banorë që mendojnë se kufizimet janë të domosdoshme.

“Nëpër bare ka nje mungesë respekti për të tjerët. E them këtë sepse e kam parë pasi jetoj para një bari dhe në mesnate është thjesht kaos. Ata janë të gjithë njëri mbi tjetrin, është e tmerrshme, përshëndeten duke u puthur dhe gati pinë nga e njëjta gotë. Kemi vërtet nevojë që njerëzit t’i marrin gjërat më seriozisht”, thotë pensionistja Nicole Marchand.

Vetëm pak kilometra larg Parisit, në periferi të Joinville-le Pont, zbatohen të njëjtat rregulla. Në kohë dreke lokali “Le Moça”, aty ku banorët e zonës parapëlqenin të qëndronin për të pirë kafen e mëngjesit, ishte bosh. Pronari i tij thotë se kufizimet e reja do t’i dëmtojnë edhe më tej të ardhurat tashmë 30 për qind më të ulta.

“Është shumë e vështirë, tejet e vështirë sepse po humbasim shumë të ardhura. Me kufizimet shtesë nuk do të kemi mundësi të shërbejmë më në lokal, është vërtet një një situatë katastrofike”, thotë pronari i bar-restorant “Le Moça-s” Yacine Hassani.

Që një qytet të vendoset në gjendje alarmi maksimal, sikurse Parisi, shkalla e incidencës duhet t’i kalojë të 100 infeksionet për 100 mijë banorë të moshuar ose 250 për 100 mijë banorë pjesë e popullatës së përgjithshme, ndërsa të paktën 30 për qind e shtretërve të kujdesit intensiv të jenë të zëna nga pacientët me koronavirus./VOA

 



Ju sugjerojmë

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
Aktualitet

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

9 Nëntor, 2025 6:20 pm
Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

9 Nëntor, 2025 1:09 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
Sport

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

8 Nëntor, 2025 1:17 pm
Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Politikë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

8 Nëntor, 2025 12:41 pm
Para
Horoskopi, 6 dhjetor 2019

Horoskopi, 11 Tetor 2020

Parashikimi i motit, 19 dhjetor 2019

Parashikimi i motit, 11 Tetor 2020

Ekonomia në botën e çudirave, rënia më e thellë që prej vitit 1997

Ekonomia në botën e çudirave, rënia më e thellë që prej vitit 1997
















TE FUNDIT

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
9 Nëntor, 2025

Ora 18:00 ka shënuar zyrtarisht mbylljen e procesit zgjedhor në 5 bashki të vendit ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
9 Nëntor, 2025

Vijon procesi i votimi në 5 bashkitë e vendit që po mbajnë sot zgjedhjet lokale. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...

Lexo më shumë

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
9 Nëntor, 2025

Dashi Duhet të bëni më të mirën tuaj në punë nëse duhet të fitoni respektin e atyre që ju rrethojnë....

Lexo më shumë

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
8 Nëntor, 2025

Tre vajza franceze, të moshës 18, 19 dhe 21 vjeç, janë arrestuar në Francë, të dyshuara për planifikimin e një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com