Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paret e babit hajdut

2016/10/03 at 10:09 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Dibra e Arbrit

Nga Edison YPI
Babi hajdut, ky rrëshqanor i zyrave dhe korridoreve, ky akrobat burokratik, ky krimb, ky puthador e puthabyth i pa epur i eprorëve dhe shtypës i vrazhdë e i pamëshirshëm i vartësave, ky ndyrësirë, ky rrugaç dhe hajdut i neveritshëm, di të bëjë më të ëmblën, më eksituesen, më të mrekullueshmen e mrekullirave; paren publike e kthen në pare private.
Paret e vjedhura të babit hajdut shpenzohen në mënyra nga më të ndryshmet prej atyre që vetvetiu paret e hajdutllëkut u përkasin; kalamajt e babit hajdut. Për të bërë qef nëpër lokale, hotele, plazhe, shkuma party, duke larguar sa më tepër punën dhe afruar qefin, për ta mbushur Shqipërinë jo me puntorë dhe zanatçinj problematikë, por me qeflinj të dhjamosur të rehatuar.
Paret e babit hajdut, çuni ose goca e babit hajdut, ose të dy, i përdorin, për tu droguar. Për ta ndalur këtë tmerr e këtë turp do duhej Hitleri ose Presidenti i Filipineve që pjellave bastarde të babit hajdut tu shtypte kokat, ose më thjeshtë ne tu ngulnim nga një thikë në fyt. Por meqënse ligji e ndalon, parja e babit hajdut prodhon pa u ndalur të sëmurë ngordhalaqë që s’i duhen as babit hajdut, as atdheut të hajdutëve në shtim, as dreqit, as të birit të dreqit.
Me paret e kollajta të babit hajdut, çuni ose goca, pse jo të gjithë kalamajtë e babit hajdut, dërgohen të bëjnë shkolla të shtrenjta jashtë Shqipërisë. Meqënse në atë shkolla kalamajtë e babit hajdut nuk shkojnë pse kanë ndonjë talent apo ndonjë meritë, por vetëm për tu ngrehur me paret e vjedhura të babit hajdut, puna që e kryejnë më së miri është ndihmesa e pakursyer që japin për t’i përhapur Shqipërisë namin e vendit të hajdutëve budallenjve me brirë. Për rezultate shkollore as që flitet, nga shkollat kthehen tyça që Shqipërisë i shtojnë rradhët e ushtrisë së hajvanave.
Nëse me paret e babit hajdut çuni dhe goca ndoshta nuk drogohen, dhe as nuk shkojnë në shkolla të shtrenjta, por hapin një biznes, bëmë baba të të ngjaj, nën shembulln e ndritur të babit hajdut, nuk paguajnë taksa, nuk sigurojnë të punësuarit, ose dhe më zi, futen në politikë, me pasojat katastrofike që lehtësisht merren me mënt.
Me paret e kollajta të babit hajdut çuni ose goca e babit hajdut bëjnë edhe plot gjëra të tjera. Blejnë, për shembull, makina dhjetra mijra euro që i ngasin me 150 në orë në mes të qytetit, vrasin policin rroga mujore e të cilit është më e vogës se çmimi i njërës prej gomave të makinës së blerë me paret e babit hajdut, dhe përfundojnë në burg, ku data e hyrjes dihet, por për datën e daljes nga burgu me paret e babit hajdut s’bëzan kush.
Paret e vjedhura të babit hajdut, shkaktojnë dëshpërimin e miqve dhe mikeshave të çunit dhe çupës së babit të ndershëm, të cilin e bëjnë të ndjehet budalla, e ndoshta të shpresojë që edhe ai të bëhet hajdut dhe hajdutllekun ta mbulojë me paret e vjedhura.
Në Shqipërinë e sotme ku sasia më e madhe e pareve në qarkullim është ajo e baballarëve hajdutë, babi hajdut nuk është trim. Babi hajdut është frikacak. Për babin hajdut, parja private përbën rrezik. Babi hajdut paren private s’e vjedh dot. Parja private është e të tjerëve veç e veç, kështu si po venë punët, me gjasa, edhe ata kandidatë për hajdut. Nga vjedhja e pares publike babin hajdut s’e gjen asnjë e keqe, nuk ka asnjë rrezik. Paren publike të vjedhur nga babi hajdut kalamajtë e babit hajdut mund ta shpenzojnë pa frikë, se duke qënë publike, pra e të gjithëve dhe e askujt, babi hajdut as që ndjehet hajdut.
Me paret qyl të babit hajdut, bastardat e babit hajdut blejnë çdo gjë. Sende po se po, por edhe nam, madje dhe respekt. Të gjitha provizore, natyrisht. Babin hajdut e rren menia se kurrë s’ka për tu kapur, por asgjë definitive nuk mund të blehet me paret e babit hajdut.
Meqënse çuni i babit hajdut dhe i dashuri i gocës së babit hajdut, të cilët s’e kanë për gjë t’i këmbejnë dashnoret, gjatë seksit me paret e babit hajdut, për të bërë sa më tepër qef, nuk përdorin prezervativ, popullsia e Shqipërisë po shtohet me gjallesa të paidentifikueshme që nuk kuptohet se çfarë janë, kopila apo kalamaj. Kopilat dhe kalamajtë nuk dallohen më. Janë bërë lëmsh. Nuk po merret vesh, dhe as rëndësi po ka, nëse foshnja që lind është fëmijë apo kopil i këtij, kopil apo fëmijë i atij tjetrit.
Paret e vjedhura të babit hajdut, si mjeti më efikas për t’i mësuar të rinjtë të mos zënë punë me dorë, janë mjet i pazëvëndësueshëm i përhapjes së veseve dhe sëmundjeve si vaniteti, parazitizmi, sedentarizmi, qyli, pabesia. Por kur ndodh si tek ne që veset kthehen në modë dhe meritë dhe të gjithë garojnë të bëhen të tillë, shpenzimi i pareve të babit hajdut është diçka pa pasoja imediate, diçka që atypëraty nuk vihet re.
Epidemia e qefit me paret e babit hajdut ka plas keq. Morbusi vdekjeprurës që po përhapet me shpejtësi marramendëse nga babi te i biri, nga i biri te babi, nga hajduti te hajduti, pas pak do na shndrrojë në të parin komb në historinë e botës plot me etër dhe bij të gjithë hajdutë.
Të vazhdojnë të bien daullet e atdhedashurisë. Të pëllasin moralistët. Të këshillojnë profesorët. Liria arriti ta bëjë atë që kurvi dhe diktatura megjithse vranë e prenë e u lodhën aq tepër nuk e arritën dot. Falë pareve të babit hajdut, Shqipëria po mbushet tejpërtej me drogaxhinj, ngodhalaqë, qeflinj, parazitë, të sëmurë, të deprimuar, burgaxhinj, tyça, hajvana, kopila.
mapo 3 tetor 2016

Ju sugjerojmë

Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!
Aktualitet

Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!

6 Qershor, 2025 11:17 am
Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë
Bota

Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë

6 Qershor, 2025 11:16 am
Kosovë/Burri lidhet me kabllo elektrikë, kërcënohet me armë.. Ja çfarë i grabitën
Rajoni

Kosovë/Burri lidhet me kabllo elektrikë, kërcënohet me armë.. Ja çfarë i grabitën

6 Qershor, 2025 11:12 am
Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh
Aktualitet

Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh

6 Qershor, 2025 11:07 am
Shpërndante lëndë narkotike në Kamëz dhe Valias, arrestohet 25-vjeçari
Aktualitet

Shpërndante lëndë narkotike në Kamëz dhe Valias, arrestohet 25-vjeçari

6 Qershor, 2025 11:05 am
Dhërmi/ Shiste drogë në lokalet e natës, pranga 46-vjeçarit. Ja çfarë iu sekuestrua
Aktualitet

Dhërmi/ Shiste drogë në lokalet e natës, pranga 46-vjeçarit. Ja çfarë iu sekuestrua

6 Qershor, 2025 10:53 am
Sot Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës në Tiranë, rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Sot Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës në Tiranë, rrugët që do të bllokohen

6 Qershor, 2025 10:45 am
Kurban Bajrami në Shqipëri: Besimtarët festojnë me lutje në Tiranë, Lezhë dhe Berat
Aktualitet

Kurban Bajrami në Shqipëri: Besimtarët festojnë me lutje në Tiranë, Lezhë dhe Berat

6 Qershor, 2025 10:39 am
160 mijë euro të padeklaruara me vete, arrestohet në Kakavijë 41-vjeçari
Aktualitet

160 mijë euro të padeklaruara me vete, arrestohet në Kakavijë 41-vjeçari

6 Qershor, 2025 10:33 am
La ndezur një pajisje elektroshtëpiake/ Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë
Aktualitet

La ndezur një pajisje elektroshtëpiake/ Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë

6 Qershor, 2025 10:27 am
Para
Kombëtarja e Kosovës/ Herolind Shala: Kundër Kroacisë do luajmë me zemër dhe do befasojmë

Kombëtarja e Kosovës/ Herolind Shala: Kundër Kroacisë do luajmë me zemër dhe do befasojmë

Humbja e parë e sezonit për Warriors. Zhgënjen Kevin Durant, blerja e vitit

Humbja e parë e sezonit për Warriors. Zhgënjen Kevin Durant, blerja e vitit

Video/ Blushi: Ja sa shqiptarë vdesin nga mbetjet në vend

Video/ Blushi: Ja sa shqiptarë vdesin nga mbetjet në vend

TE FUNDIT

Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!

Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!
6 Qershor, 2025

Ministria e Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar në lidhje me debatet e fundit për restaurimin e burgut famëkeq të Spaçit....

Lexo më shumë

Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë

Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë
6 Qershor, 2025

Kurban Bajrami i këtij viti mbërriti me një frymë tjetër më të heshtur, më të përmbajtur, por ndoshta edhe më...

Lexo më shumë

Kosovë/Burri lidhet me kabllo elektrikë, kërcënohet me armë.. Ja çfarë i grabitën

Kosovë/Burri lidhet me kabllo elektrikë, kërcënohet me armë.. Ja çfarë i grabitën
6 Qershor, 2025

Një burrë është grabitur nën kërcënimin e armës në Prishtinë. Po situata nuk ka përfunduar me aq për personin që...

Lexo më shumë

Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh

Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh
6 Qershor, 2025

Pavarësisht festës së Kurban Bajramit, shumë qytetarë, vizitorë apo turistë po i drejtohen zonave bregdetare gjatë kësaj fundjave. Siç duket...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com