Këngëtarja e njohur e viteve 80-90 të shekullit të kaluar me zërin e të cilës u rritën prindërit tanë, duket se ka probleme të mëdha me shëndetin.
Gazeta Express raporton se Parashqevi Simaku nuk është fare mirë dhe po vuan nga një sëmundje e rëndë.
Këngëtarja e “E duam lumturinë” e cila u dallua për zërin dhe paraqitjen e saj skenike ishte shumë e dashur për rininë e atyre viteve, por ajo vendosi të ikte nga Shqipëria drejt Amerikës pikërisht në ditët e saj më të mira në karrierë.
Që pas asaj kohe Parashqevia i ka humbur kontaktet me muzikën. Këngëtarja ka qenë e martuar dhe ka një djalë.