Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

2025/05/15 at 10:04 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Në Opinion, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

Teksa numërimi i votave të diasporës për zgjedhjet e 11 Majit janë drejt përfundimit, në pikëpyetje mbetet ‘fati’ i zarfeve të ardhur nga Greqia.

Lidhur me këtë, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën Taulant Balla ishte në një lidhje për emisionin ‘Opinion’.

Balla ripërsëriti edhe një herë qëndrimin e PS sa i takon “bllokimit” të rreth 53 mijë votave nga Greqia.

“Nuk ka asnjë argument juridik për këtë bllokim. Sigurisht do ketë kontestime, por numëruesit janë të detyruar me ligj t’i numërojnë. Nesër në mëngjes, në kushtet e ezaurimit të aspekteve proceduriale zoti Celibashi duhet të autorizojë KZAZ-të për të vijuar procesin e numërimit”, u shpreh ai.

Më tej, moderatori Blendi Fevziu nxorri një video të Janarit të këtij viti, kur Balla ka goditur në shenjë me një parashikim.

-Sa vota ke marrë në 2021-in?

Taulant Balla: Nuk e kapim Sarën Fevzi! S’e mbaj mend…

-30 mijë?! Ç’po ndodh me votën e Greqisë, është e vërtetë se i ke mbushur vetë?

Taulant Balla: E ke pyetje për emision apo gallatë, kjo është akuzë penale. Unë e besoj që mund ta bëjë Muli për shaka. Më jep 30 sekonda t’i them faleminderit diasporës që votuan. Ata që u regjistruan, është rast unik që të kesh një koefiçent kthyeshmërie diku te 85%, krahasuar me vendet e tjera. Ju më pyetët në Janar dhe unë thashë 200 mijë, kjo ka qenë një referencë krahasuar me vendet e tjera, por ajo që dua të them, se si herë e parë, kohë e shkurtër…53 mijë e pak nga 68 mijë të regjistruar në Greqi.

-E ke thënë fiks ekzakt numrin, e ke akuzë tamam. E paske ditur numrin…

Taulant Balla: Në fakt, është përtej 10%-it…Mos harroni se kanë qenë diku te 40 mijë të tjerë që nuk arritën të mbyllnin procesin e regjistrimit.

Teksa pritet vendimi i KQZ-së për numërimin e votave nga Greqia, a ka gjasa për ndonjë ndikim te mandatet?

“Ne po presim të numërohet çdo votë, kam parë shoqata në formë proteste se nuk po lexohet vota e tyre. Dua t’i garantoj se nuk ka asnjë pengesë ligjore, ndërsa sa i përket mandateve, 54 mijë vota të ndara sipas qarqeve, nuk mendoj se mund të sjellin ndonjë ndryshim mandati. Nuk ndikon! Në Lezhë, t’ju them të drejtën diferenca tanimë është shumë e vogël, janë 2200 vota për t’u numëruar të Greqisë. Jemi përtej 1 mijë plus në këtë qark. Trendi i deritanishëm është që PS-ja është dyfishi i votave në të gjithë diasporën krahasuar me PD-në”, u përgjigj Balla.

Ju sugjerojmë

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Para
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

TE FUNDIT

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
7 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com