Gjatë pjesës së parë të ditës vendi ynë do të dominohet nga moti i kthjellët, ndërsa në vijim vranësirat kalimtare do të shfaqen në zonat malore duke sjellë në verilindje reshje të izoluara.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke shënuar 19°C në vlerat minimale dhe deri në 39°C në vlerat maksimale. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2-3 ballë.