Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Parashikimi/ Si do të jetë horoskopi për javën e parë të Janarit

2019/01/01 at 10:15 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Parashikimi/ Si do të jetë horoskopi për javën e parë të Janarit

Dashi: Ky fillim viti do të jetë i shkëlqyer për ju. Duke filluar nga dita e martë, Marsin do ta keni në shenjë. Falë ndikimit të tij do të ndiheni më të fortë, më energjikë dhe do të mund të arrini objektivat tuaja. E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë me shumë fat, ndërsa të shtunën dhe të dielën mund të hasni ndonjë të papritur…


Demi: Nuk do ta nisni vitin mbarë dhe do të ndiheni mjaft të tensionuar. Venusi dhe Hëna do të jenë në pozicion të pafavorshëm dhe do t’jua vështirësojnë dialogun me partnerin, aq sa puna mund të arrijë deri në zënkë. Mos e humbni toruan dhe shtyjini çështjet e rëndësishme për në ditët më qeta, të shtunën dhe të dielën

Binjakët: Më në fund do të ndiheni të lehtësuar dhe gjithçka do të jetë për meritë të planetit Mars, i cili do të kthehet nga shenja juaj, duke ju shpëtuar nga lodhja dhe stresi i kësaj periudhe. Për fat të keq, Mërkurin dhe Hënën vazhdoni t’i keni kundër. Për rrjedhojë, e mërkura, e enjtja dhe e premtja do të jenë ditë të ngarkuara gjatë të cilave nuk do të mungojnë debatet.

Gaforrja: Marsi nuk do t’ju favorizojë gjatë këtyre ditëve të para të vitit dhe do të ndiheni më të lodhur dhe më të stresuar se zakonisht. Për momentin gëzojuni pranisë së Venusit, i cili së bashku me Hënën do të ndikojnë që të përjetoni emocione të forta dhe të bukura natën e Vitit të Ri. Këshillohet që të bëni kujdes të shtunën dhe të dielën, pasi mund të ndiheni nervozë.

Luani: Ky fillim viti do të shënojë kalimin e Marsit në shenjën tuaj. Për rrjedhojë, do të ndiheni më të fortë fizikisht dhe shumë energjikë. Bëni kujdes më datë 31 dhjetor dhe më 1 janar, sepse mund të lindë ndonjë mosmarrëveshje me partnerin për shkak të pozicionimit të pafavorshëm të Venusit dhe Hënës. E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë më të mbara.

Virgjëresha: Më në fund mund të merrni frymë të lehtësuar. Duke filluar nga data 1 janar, Marsi do të kthehet nga shenja juaj dhe do ta merrni veten nga lodhja e fundvitit. Venusi dhe Hëna në pozicion të favorshëm do të ndikojnë të përjetoni emocione të bukura dhe ta kaloni festën në krah të një personi të veçantë për ju. E shtuna dhe e diela do të jenë ditë me fat.

Peshorja: Për fat të keq nuk do ta filloni me këmbën e mbarë këtë vit. Të martën, Marsi do të kthehet në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Do të ndiheni në humor të keq dhe të drobitur. Për fat, Mërkurin do ta keni aleat dhe diku nga e enjtja dhe e premtja do t’ju ofrohen mundësi të shumta për t’u argëtuar. Të shtunën dhe të dielën do të ndiheni nervozë.

Akrepi: Do ta mbyllni vitin në mënyrë të shkëlqyer. Edhe Venusi, edhe Hëna do të kthehen nga shenja juaj më datë 31 dhjetor dhe 1 janar. Nuk do të mund të ekzistonte një kombinim më i bukur se ky për t’ju dhuruar një atmosferë të nxehtë. Edhe e shtuna dhe e diela do të jenë ditë të bukura dhe të qeta gjatë të cilave do të ndiheni fatlumë. Për beqarët parashikohen takime premtuese për të ardhmen.

Shigjetari: Pritet që të keni të reja interesante. Kthimi i Marsit në shenjën e Dashit do të ndikojë shumë për mirë edhe për ju. Mërkuri gjithashtu do t’ju favorizojë duke ju bërë mbretëreshën e festave, duke pasur një jetë shoqërore mjaft të ngjeshur dhe shumë argëtime. E mërkura, e enjtja dhe e premtja do të jenë ditë shumë me fat dhe falë pranisë së Hënës gjithçka do të jetë e mundur.

Bricjapi: Ndiheni gati që gjatë këtyre ditëve të përkundeni në krahët e dashurisë? Edhe Venusi, edhe Hëna do të jenë të kthyer nga shenja juaj më datë 31 dhjetor dhe 1 janar, gati për t’ju dhuruar emocione të forta. Të shtunën dhe të dielën do t’ju bëjnë surpriza të këndshme. E meta e vetme do të jetë pozicionimi i pafavorshëm i Marsit që do të ndikojë të ndiheni të lodhur.

Ujori: Përpiquni t’u përshtateni sa më shumë nevojave të partnerit, në mënyrë që nata e Vitit të Ri të mos ju gjejë të përfshirë nga zënkat. Për fat, duke filluar nga data 1 janar, Marsi do të kthehet nga shenja juaj dhe ju do të ndiheni shumë të sigurt në vetvete dhe do të përballoni me sukses çdo vështirësi. E mërkura, e enjtja dhe e premtja do të jenë ditë me fat.

Peshqit: Me Venusin dhe Hënën në shenjë, do t’ia kaloni shkëlqyeshëm në ditën e Vitit të Ri. Të mërkurën, të enjten dhe premten mund të hasni ndonjë të papritur për shkak të pozicionimit të pafavorshëm të Mërkurit. Gjatë atyre ditëve mund të ndiheni në humor të keq. Por viti do të fillojë i mbarë dhe për beqarët parashikohen lidhje të bukura./Tring

Etiketa: horoskopijanarijava e pare


Ju sugjerojmë

Tiranë/ Makina përplas për vdekje 54-vjeçarin me biçikletë
Aktualitet

Tiranë/ Makina përplas për vdekje 54-vjeçarin me biçikletë

19 Korrik, 2025 12:08 am
Eci deri te stacioni pavarësisht plagës në bark, atentat ndaj 24-vjeçarit shqiptar në Selanik
Aktualitet

Fier/ Po kërkohej prej ditësh nga familjarët, gjendet i pajetë 72-vjeçari

18 Korrik, 2025 10:39 pm
Kosovë/ 11 të arrestuar për ndihmë të kandidatëve për pajisje me patentë shoferë
Rajoni

Fjalimi kundër UÇK, policia e Kosovës arreston ndihmësin e Petkoviçit

18 Korrik, 2025 10:23 pm
Donald Trump: Mund të shqyrtojmë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë
Bota

Trump nënshkruan ligjin për kriptomonedhat

18 Korrik, 2025 10:08 pm
Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë
Bota

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë

18 Korrik, 2025 9:37 pm
Banka Botërore: Shqipëria me rritjen më të madhe ekonomike në rajon
Bota

SHBA refuzon paktin e OBSH-së për përgjigje ndaj pandemive

18 Korrik, 2025 9:13 pm
“Ka një plan për Thethin”, Mazniku: Synohet zhvillimi i zonës nga banorët, por…
Politikë

“Ka një plan për Thethin”, Mazniku: Synohet zhvillimi i zonës nga banorët, por…

18 Korrik, 2025 8:58 pm
Ndryshimet në pushtetin vendor,Mazniku e lidh me integrimin në BE: Bashkitë duhet…
Politikë

Ndryshimet në pushtetin vendor,Mazniku e lidh me integrimin në BE: Bashkitë duhet…

18 Korrik, 2025 8:34 pm
Mbytja e dy vëllezërve të mitur në lumin Shkumbin, policia ndan detajet e para
Aktualitet

Mbytja e dy vëllezërve të mitur në lumin Shkumbin, policia ndan detajet e para

18 Korrik, 2025 8:27 pm
WhatsApp duhet të përgatitet “për largim” nga tregu rus
Bota

WhatsApp duhet të përgatitet “për largim” nga tregu rus

18 Korrik, 2025 8:10 pm
Para
Video/ Gjesti i madh, Neymar gëzon tifozin e vogël që hyri në fushë

Video/ Gjesti i madh, Neymar gëzon tifozin e vogël që hyri në fushë

Video/ Reperi kosovar tregon si e sulmuan pasi doli nga lokali

Video/ Reperi kosovar tregon si e sulmuan pasi doli nga lokali

Video/ Turisti gjerman tregon se si e humbi rrugën në mal

Video/ Turisti gjerman tregon se si e humbi rrugën në mal
















TE FUNDIT

Tiranë/ Makina përplas për vdekje 54-vjeçarin me biçikletë

Tiranë/ Makina përplas për vdekje 54-vjeçarin me biçikletë
19 Korrik, 2025

Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet. Sipas njoftimit të policisë, një i...

Lexo më shumë

Fier/ Po kërkohej prej ditësh nga familjarët, gjendet i pajetë 72-vjeçari

Eci deri te stacioni pavarësisht plagës në bark, atentat ndaj 24-vjeçarit shqiptar në Selanik
18 Korrik, 2025

Trupi i një 72-vjeçari, është gjetur i dekompozuar pranë tokave të fshatit Sektor Seman, në Fier. Sipas njoftimit të uniformave...

Lexo më shumë

Fjalimi kundër UÇK, policia e Kosovës arreston ndihmësin e Petkoviçit

Kosovë/ 11 të arrestuar për ndihmë të kandidatëve për pajisje me patentë shoferë
18 Korrik, 2025

Igor Popoviq, përfaqësues i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, është arrestuar të premten nga Policia e Kosovës, pas...

Lexo më shumë

Trump nënshkruan ligjin për kriptomonedhat

Donald Trump: Mund të shqyrtojmë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë
18 Korrik, 2025

Pak çaste para se të firmoste ligjin e ri për rregullimin e kriptomonedhave, presidenti amerikan Donald Trump falënderoi publikisht një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com