Gjatë ditës së sotme vendi ynë në zonat bregdetare do të karakterizohet nga një mot i kthjellët. Ndërsa zona e ulët dhe malore gjatë mesditës dhe pasdites parashikohet të kenë kalime të pakta vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në veri të Shqipërisë.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 16°C.
Era do të fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 3 ballë./ Opinion.al