Sot (e enjte) moti do të vazhdojë të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të shoqëruara me rreshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive të izoluara. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,2 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 13/26°C
Zonat e ulëta 17/24°C
Zonat bregdetare 16/24°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari