Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Parashikimi: Në të ardhmen, supernjerëz gjenetikisht të modifikuar

2018/10/15 at 8:46 PM
në -Teknologji, Life Style
Kohë leximi: 2 min
A A
Parashikimi: Në të ardhmen, supernjerëz gjenetikisht të modifikuar

Në të ardhmen, qeniet njerëzore do të dominohen nga një racë supernjerëzish gjenetikisht të modifikuar, që përmirësohen vet, pa pritur kursin e natyrës.

Ky është një nga parashikimet e bëra nga shkencëtari britanik, Stephen Hawking, i cili u nda nga jeta 14 marsin e kaluar në moshën 76-vjeçare, e që vjen tani në librin “Përgjigjet e mia për pyetjet e mëdha”, që do të dalë në shitje nga dita e martë, bashkë me paralajmërimin mbi rreziqet e inteligjencës artificiale, një nga frontet ku ai u angazhua gjatë, dhe refleksioneve për ekzistencën e Zotit.


“Nuk ka kohë për të pritur që evolucioni darvinian të na bëjë më inteligjentë”, shkruan shkencëtari i madh në një nga ekstraktet e librit, që e ka sjellë në avancë britanikja “The Times”.

“Pasi këta supernjerëz të shfaqen, do të ketë probleme politike domethënëse, me qeniet njerëzore të papërmirësuara që nuk do të jenë në gjendje të konkurojnë me ta. Me shumë gjasa do të zhduken, ose do të humbasin rëndësi. Do të ketë në anën tjetër një racë qëniesh, që vetëprojektohen dhe që përmirësojnë vetveten me një shpejtësi në rritje. Nëse raca njerëzore arrin të rikrijohet, me gjasë do të zgjerohet dhe do të kolonizojë planete dhe yje të tjerë”.

Ideja, që për shkencëtarin britanik përfaqëson një mundësi të madhe, është që të mund të përdoren teknikat që lejojnë modifikimin e ADN-së për të rritur memorien, rezistencën ndaj sëmundjeve, jetëgjatësinë dhe për të përmirësuar karakteristikat e tjera.

Por, Hawking nuk harron inteligjencën artificiale. Kjo e fundit, sipas tij, mund të jetë gjëja më e mirë, por në të njëjtën kohë edhe më e keqja që i ka ndodhur njerëzimit. Për sa i takon ekzistencës së Zotit, ai sugjeron: Mund të quani ligjet e shkencës Zot, por nuk është një Zot personal, nuk mund ta takosh dhe as t’i bësh pyetje./TCH



Ju sugjerojmë

Si po hyn AI në botën materiale përmes robotëve të zgjuar
Life Style

Si po hyn AI në botën materiale përmes robotëve të zgjuar

1 Dhjetor, 2025 1:05 pm
Punoi me 2 turne për të krijuar agjentë me AI, zëvendësohet nga krijesa e tij
Life Style

Punoi me 2 turne për të krijuar agjentë me AI, zëvendësohet nga krijesa e tij

30 Nëntor, 2025 3:21 pm
“Shpati ishte një zemër e bardhë”, këngëtari përcillet të dielën në banesën e fundit
-Jetë dhe Stil

“Shpati ishte një zemër e bardhë”, këngëtari përcillet të dielën në banesën e fundit

29 Nëntor, 2025 3:35 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 29 Nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

29 Nëntor, 2025 12:19 pm
Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare
Life Style

Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare

26 Nëntor, 2025 12:28 pm
NASA zbulon një gur në Mars që nuk i përket atij planeti
Life Style

NASA zbulon një gur në Mars që nuk i përket atij planeti

24 Nëntor, 2025 12:16 pm
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

23 Nëntor, 2025 12:19 pm
Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
Life Style

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

22 Nëntor, 2025 10:25 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 16 Nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

16 Nëntor, 2025 12:10 pm
Studimi i ADN së Hitlerit/Autizëm dhe skizofreni, shpërthejnë polemikat mbi zbulimet
Life Style

Studimi i ADN së Hitlerit/Autizëm dhe skizofreni, shpërthejnë polemikat mbi zbulimet

15 Nëntor, 2025 4:27 pm
Para
Video/ Kur njeriu ndërron jetë, shihni si ndalon zemra e tij

Video/ Kur njeriu ndërron jetë, shihni si ndalon zemra e tij

Meta: Vendi që nuk ka Gjykatë Kushtetuese funksionale, nuk ka Kushtetutë

Kërkimet shkencore/ Ja cili është aktori me tiparet më të bukura

Kur George Clooney vodhi zemrat e të gjithë femrave me një fjali të vetme!
















TE FUNDIT

Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…

Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…
3 Dhjetor, 2025

PD dhe PS ende nuk kanë arritur një konsensus politik për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, ndërsa situata po “nxehet”...

Lexo më shumë

Balla flet për Ballukun dhe “mbron” Berishën: Atij iu kufizua liria, koleges sime…

Balla flet për Ballukun dhe “mbron” Berishën: Atij iu kufizua liria, koleges sime…
3 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion”, kryetari i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka folur në lidhje me ankimin që ka bërë...

Lexo më shumë

Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan

Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan
3 Dhjetor, 2025

Opinion.al ka siguruar videon e vrasjes së biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan. Në këtë video, shihet autori i cili shkon...

Lexo më shumë

Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit

Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit
3 Dhjetor, 2025

Ajo i la luftimet trup më trup në vijën e parë të politikës së BE-së, për kullat e sigurta prej fildishi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com