Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Parashikimi i zymtë i Artan Hoxhës për Shkodrën: Tani jemi në…

2019/04/01 at 11:14 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
ARRESTIMI/ “Kush e ‘denoncoi’ dhe kush bëri sikur e arrestoi Shullazin”

Numri i viktimave fatkeqësisht do të rritet në Shkodër nga përplasja e grupeve kriminale. Sipas gazetarit  Artan Hoxha tashmë në Shkodër nuk kemi thjesht një konflikt mes dy grupeve rivale, por sipas tij situata ka hyrë në ciklin e gjakmarrjes.


“Situata për fat të keq nuk është ajo që të gjithë do të donim të ishte. Sigurisht nuk është një situatë që ka nisur dje apo pardje. Por ky seria vrasjesh në Shkodër ka një zanafillë. Ngjarjet e fundit ishin ngjarje të paralajmëruara. Unë nis nga ngjarja e 15 Korrikut për shkak të zhvillimeve që ka pasur në Shkodër. Megjithatë ngjarja që e nisi serinë e vrasjeve ishte ngjarje tek festa e Policisë së Shtetit më 13 Janar. Ndërsa drejtori i policisë së qarkut dhe kryetarja e bashkisë ishin në ceremoni për festën, një shpërthimi i fuqishëm i cili ishte një akt i mirëfilltë terrorist dhe vetëm fati bëri që të mos kishim një numër të madhe viktima njerëzore. Patëm shumë të plagosur por për fat të mirë nuk pati të vdekur. Ajo është një ngjarje që pati një zhvillim pas për shkak të përfshirjes dhe intensitetit të hetimeve. Është një ngjarje pothuajse e zbuluar tërësisht sepse ka një numër të madh të arrestuarish, dihet kush janë ekzekutorët, dihet kush janë ndihmësit. Pak a shumë ka një orientim se kush janë porositësit. Pra është e kompletuar si ngjarje. Shkodra pati një situatë nga Prilli deri në 15 Korrikun e viti të kaluar një situatë qetësie për shkak të një marrëveshje dhe një pakti që pati mes dy grupeve kryesore. Por në mesnatën e 15 Korrikut ku u ekzekutua panë pallatit të vet ish-polici Boran Bërçana dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci që aty e pas patëm një eskalim të menjëhershëm të situatës”, ka thënë Artan Hoxha.

Po ashtu ai ka folur dhe për kërcenimin që i është bërë kryetares se bashkisë, Voltana Ademi.

“Sot ne dëgjomë kryetaren e bashkisë që thotë se jam e kërcënuar dhe po e pohon, por ajo nuk është kërcënuar sot por është kërcënuar edhe më parë por nuk ka folur. E rëndësishme është që janë ndërgjegjësuar të gjithë njerëzit atje”.

Hoxha thotë se zbardhja e ngjarjeve do të jetë e vështirë, pasi grupet kriminale në këtë qytet po përdorin vrasës nga vende të tjera.

“Deri tani ngjarjet në Shkodër kanë një logjikë dhe prandaj po i quajmë seria dhe janë pak e shumë drejt të njëjtit skenar, prandaj i kemi këto ngjarje pa autor. Unë nuk e quaj të pamundur që të zbulohen por mendoj se duhet të ishte i njëjti angazhim sikurse ndodhi pas ngjarjes së 13 Janarit në mënyrë që efekti të ishte ai që duhej. Më 5 Shtator të vitit të kaluar dhe më 23 Shtator kemi patur dy operacione të forcave speciale të shkuara nga Tirana atje. Për herë të parë forcat RENEA ndërhynë në të dyja lagjet Dobraç dhe Kiras, ku janë vendqëndrimet e dy grupeve kryesore atje. Të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur deri më tani në Shkodër dhe prandaj është kjo atmosferë rëndë në atë qytet dhe komuniteti nuk përfshihet në atë histori dhe kemi grupe të ndara qartazi është për shkak se dihet se kush është pas këtyre ngjarjeve. Dihet kush është i interesuar që të ndodhin këto ngjarje dhe duket kush është organizator apo porositës i këtyre ngjarjeve. Dhe pastaj ngelemi të gjejmë ekzekutorët të cilët nuk janë gjetur. Por Shkodra ka futur në skemë tjetër në krim në Shqipëri, kryesisht në skemën e vrasjeve me klering. Pra me vrasës që vijnë nga vende të tjera jo vendali, në shkëmbim të vrasave po nga Shkodra që shkojnë që shkojnë për të bërë llogari të grupeve të tjera në zona të tjera. Krimet më të vështira për t’u zbardhur janë krimet që nuk kanë një logjikë”./Opinion.al

Etiketa: Artan Hoxha


Ju sugjerojmë

PS kryeson në zgjedhje/ Rama inspekton organizimin për Samitin e BE në Tiranë
Aktualitet

PS kryeson në zgjedhje/ Rama inspekton organizimin për Samitin e BE në Tiranë

12 Maj, 2025 1:14 pm
Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

Përmet/47-vjeçari hyri në banesën e një gruaje me aftësi të kufizuara dhe e ngacmoi…

12 Maj, 2025 12:59 pm
Vijon numërimi/ Kush janë kandidatët më të votuar në njësinë 10 dhe Vorë
Kryesore

Vijon numërimi/ Kush janë kandidatët më të votuar në njësinë 10 dhe Vorë

12 Maj, 2025 12:49 pm
Partia Socialiste fiton edhe Rrogozhinën, ja sa vota siguroi
Aktualitet

Partia Socialiste fiton edhe Rrogozhinën, ja sa vota siguroi

12 Maj, 2025 12:41 pm
Mbyllet numërimi në Poliçan, PS kryeson me rezultat të thellë
Aktualitet

Mbyllet numërimi në Poliçan, PS kryeson me rezultat të thellë

12 Maj, 2025 12:30 pm
REL: Socialistët në epërsi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri
Aktualitet

REL: Socialistët në epërsi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

12 Maj, 2025 12:05 pm
Votimi elektronik/ Shpallet rezultati në njësinë 10 në Tiranë, ja partia që kryeson
Kryesore

Votimi elektronik/ Shpallet rezultati në njësinë 10 në Tiranë, ja partia që kryeson

12 Maj, 2025 11:54 am
Del rezultati i votimit në bashkinë Vorë, ja cila parti kryeson
Aktualitet

Del rezultati i votimit në bashkinë Vorë, ja cila parti kryeson

12 Maj, 2025 11:50 am
Përfundon procesi i numërimit në Bashkinë Skrapar, kryeson PS
Aktualitet

Përfundon procesi i numërimit në Bashkinë Skrapar, kryeson PS

12 Maj, 2025 11:44 am
Pukë/ Përfundon procesi i numërimit të votave, kryeson PD
Kryesore

Pukë/ Përfundon procesi i numërimit të votave, kryeson PD

12 Maj, 2025 11:40 am
Para
Horoskopi/ Si do të jetë dita juaj sot, mësoni çfarë thonë shenjat

Horoskopi 2 prill 2019

Parashikimi i motit, temperaturat ulen deri në -12 °C

Moti për sot, pasdite priten reshje

Protestuesit nuk ndalen, presidenti algjerian njofton dorëheqjen

Protestuesit nuk ndalen, presidenti algjerian njofton dorëheqjen
















TE FUNDIT

PS kryeson në zgjedhje/ Rama inspekton organizimin për Samitin e BE në Tiranë

PS kryeson në zgjedhje/ Rama inspekton organizimin për Samitin e BE në Tiranë
12 Maj, 2025

Ndërkohë që nuk ka komentuar ende rezultatet e zgjedhjeve deri në këto momente, dhe pasi është larguar nga selia e...

Lexo më shumë

Përmet/47-vjeçari hyri në banesën e një gruaje me aftësi të kufizuara dhe e ngacmoi…

Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
12 Maj, 2025

Policia e Përmetit ka arrestuar një 47-vjeçar, pasi ka ngacmuar një shtetase me aftësi të kufizuara. Mësohet se shtetasi E.R....

Lexo më shumë

Vijon numërimi/ Kush janë kandidatët më të votuar në njësinë 10 dhe Vorë

Vijon numërimi/ Kush janë kandidatët më të votuar në njësinë 10 dhe Vorë
12 Maj, 2025

Ashtu sikurse Partia Socialiste deri më tani ka fituar shumicën e votave të qytetarëve në Tiranë, edhe kandidatët e saj...

Lexo më shumë

Partia Socialiste fiton edhe Rrogozhinën, ja sa vota siguroi

Partia Socialiste fiton edhe Rrogozhinën, ja sa vota siguroi
12 Maj, 2025

Është mbyllur numërimi i të gjitha kutive në bashkinë e Rrogozhinës. Sipas të dhënave nga KQZ, Partia Socialiste është forcë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com