-Jetë dhe Stil

Parashikimi i shenjave të horoskopit për javën, bëni kujdes të hënën dhe të martën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:42 - 03/10/22 |
Opi Nion

Astrologia e njohur Krisanthi Kallojeri ka bërë parashikimin për çdo shenjë horoskopi në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ku ka treguar se për çdo shenjë dy ditët e para të javës e hëna dhe e marta nuk do jenë shumë në favor, prandaj duhet bërë kujdes në veprimet, bashkëpunimet apo në financat.

Dashi
Në fillim të javës, të hënë dhe të martën të jeni të përqëndruar në punën tuaj, në jetën e përditshme duke evituar pakujdesitë, gabimet dhe implikimet në prapa skenat ose në ato që themi, në thashetheme. Nga data 5 deri në datën 8 krijohen kushte mjaft të mira, madje do të keni dhe mbështetjen e njerëzve të duhur për realizimin e planeve dhe qëllimeve tuaja. Këtë mbështetje do ta gjeni akoma më mirë nga data 9 Tetor deri në fund të vitit, pavarësisht nga vështirësitë që mund të paraqiten. Me hënën e plotë fokusohuni tek vetja dhe kjo sjell bashkëpunime dhe marrëdhënie personale ose profesionale afatgjata me baza të shëndetshme. Veprimtaria juaj nga e shtuna deri në datën 16 ndoshta nuk gjeni përgjigjen e duhur në terrenin tuaj, do të ndiheni të lodhur dhe pak të zhgënjyer. Tregohuni të duruar dhe mos u dorëzoni.
Demi
Në fillim të javës filtroni mendimet ose bisedat që bëni me një njeri që ju e konsideroni të rëndësishëm, pasi vlerësimi këtyre që do ndodhi këto dy ditë do jetë pak i gabuar. Nga data 5 deri në 8 Tetor të përfitoni të gjithë ju, sidomos të lindurit në 10 ditëshin e tretë të shenjës. Do të keni zhvillime në çdo drejtim, kryesisht dhe në jetën tuaj personale, profesionale dhe në lidhje me financat tuaja. Do ju jepet mundësia për të bërë një udhëtim edhe pse për arsye profesionale, ju do të kaloni bukur. Nga e shtuna deri në datën 16 të jeni të kujdesshëm në lëvizjet financiare dhe në investimet nëse doni të bëni.
Binjakët
Fillimi i javës ju gjen me një ndjeshmëri më të madhe, me mendime pak të ngatërruara në kokën tuaj. Bëni durim këto dy ditë dhe çdo gjë serioze që këni mund të veproni nga e mërkura deri të shtunën. Do të zgjidhni çështjet që keni dhe do jeni të sigurt për veten tuaj. Mendimet tuaja do jenë të kthjellta dhe të thella dhe bisedat që do të keni do jenë rezultative. Ju të lindurit e 10 ditëshit të tretë të shenjës të jeni pak të kujdesshëm nga e shtuna deri në datën 16 pasi aty mund të keni disa zhgënjime dhe mos pretendoni nga eprorët apo njerëzit që janë një ndihmë për ju se nuk do dilni të fituar, por mund të keni dhe një humbje. Me hënë e plotë të dielën dhe për 15 ditë krijohen kushte shumë të mira për jetën tuaj personale dhe sentimentale. Ju të interesuarit do të keni një lidhje afektive.
Gaforrja
Në fillim të javës mos merrni vendime të rëndësishme dhe mos bëni premtime se çdo gjë do jetë rezultat i konceptimit të gabuar ose i nxitimit tuaj. Nga data 5 deri në 8 Tetor do të keni biseda, kontakte dhe vendime serioze. Madje brenda këtyre 3 ditëve mund të bëni një bashkëpunim ose një investim. Domethënë të firmosni për një bashkëpunim apo investim. Për ju të interesuarit për një lidhje afektive, do keni mundësi të bëni një njohje këto ditë dhe të ketë një perspektivë. Në fund të javës mos lini psikologjinë tuaj të bjerë, mbajeni në një nivel normal për arsye se do të keni informacione që do të krijojnë një skenë pesimiste. Ndërkohë që nga e diela dhe në vijim për 15 ditë do të keni shansin që të keni një zhvillim në karrierën tuaj ose të keni një zhvillim në jetën tuaj sociale.
Luani
Në fillim të javës evitoni gabimet dhe pakujdesitë në sferën financiare pasi jo vetëm që nuk do dilni të fituar sot dhe nesër, por do të keni ndoshta dhe një humbje. Nëse doni të bëni një lëvizje të madhe ekonomike mund të bisedoni për të dhe mund të arrini konkluzione nga e mërkura deri të shtunën. Nuk përjashtohet që të keni mbështetjen e një miku tuaj në financat tuaja ose në fushën ekonomike. Mbështetuni në forcat tuaja për diçka që doni të bëni nga e shtuna që vjen deri në datën 16. Nga e diela dhe për 15 ditë është një ditë shumë e mirë, ku do të keni suksese në çdo drejtim.
Virgjëresha
Të hënën dhe të martën evitoni bisedat me bashkëpunëtorët, me partnerët dhe kryesisht problemet që mund të keni në bashkëpunimet tuaja. Mos merrni vendime përfundimitare qoftë për jetën tuaj personale apo profesionale. Duhet të përfitoni në maksimum nga e mërkura deri të shtunën. Kryesisht në jetën tuaj personale ku do të keni zhvillime, do të hapet rruga deri në fund të vitit. Krijohen mundësitë brenda këtyre 3 ditëve, për një njohje në jetën personale. Problemet dhe marrëdhëniet mund të paraqesin disa vështirësi nga e shtuna deri në 16. Mos hyni në kontradikta në punën tuaj apo në sferën profesionale dhe me hënë e plotë nga e diela për 15 ditë të jeni korret në detyrimet financiare ndaj të tjerëve. Do të keni ndihmë nga bashkëpunëtorët apo partneri tuaj dhe mund të keni një rritje të të ardhurave si rezultat i punës që ju keni bërë deri tani.
Peshorja
Sot dhe nesër mos hyni në biseda sekrete sepse informacionet që do merrni do jenë të gabuara dhe do të implikoheni në një histori apo aventurë që nuk do të jetë e mirë për ju. Situata do të sqarohet nga e Mërkura deri të Shtunën ku do të keni mundësi të bëni dhe korrigjime ose të keni përfitime në sferën financiare. Nga fundi javës deri në një javë përqendrohuni më tepër në shëndetin tuaj dhe në një program sa më të saktë të ditës dhe hëna e plotë të dielën përballë jush krijon kushte ideale për marrëdhënie dhe bashkëpunime afatgjata. Disa nga përfaqësuesit e Peshores do të legalizoni një marrëdhënie ose do të përforconi pozitat tuaja në punë gjatë Tetorit dhe periudhës në vijim.
Akrepi
Të hënën apo të martën mos merrni iniciativa për investime dhe mos merrni vendime përfundimtare që kanë të bëjnë me jëtën tuaj personale. Duhet të përfitoni nga e mërkura deri të shtunën pasi aty do të gjeni njerëz të përshtatëshëm që do ju mbështesin. Miqtë dhe shokët janë mbështetja juaj dhe mund të angazhoheni në një grup personazh ku ndani aspirata të përbashkëta të cilat ju favorizojnë. Nga e diela dhe për 15 ditë fokusohuni tek jeta juaj e përditshme dhe mund t’i jepni zgjidhje problemeve që ju preokupojnë në lidhje me familjen ose të çliroheni nga një ankth që deri tani ju sundonte brenda jush.
Shigjetari
Në fillim të javës fitoni lëvizje në sferën profesionale dhe evitoni çdo gjë që mund t’ju ekspozojë në jetën tuaj sociale. Çdo veprim që dëshironi të bëni bëjeni nga e mërkura deri të shtunën dhe kryesisht në sferën financiare ku ju keni një favorizim të veçantë. Hëna e plotë e së dielës, premton gjëra shumë të mira për jetën tuaj erotike dhe jetën tuaj personale. Kujdes ju të lindurit e 10 ditëshit të tretë të shenjës. Nga e shtuna deri në 16 ne marrëdhëniet tuaja dhe problemet që mund të lindin në çdo fushë. Jeni më të ndjeshëm.
Bricjapi
Në çdo gjë që doni të realizoni apo të projektoni sot dhe nesër, ky ka të bëjë me një ndryshim të planit të përditshëm ose ka të bëjë me një plan jete, mund ta bëni nga e mërkura deri të shtunën. Shfrytëzoni në maksimum këto ditë, nga data 5 deri në 8 Tetor, kryesisht ju të lindurit e 10 ditëshit të tretë të shenjës pasi do gjendeni përpara ndryshimeve përfundimtare. Jini më të kujdesshëm nga e shtuna deri në datë 16 me lëvizjet dhe komunikimet. Prej të dielës deri për 15 ditë krijohen kushte të mira për zgjidhjen e një problemi familjar që ka të bëjë dhe me sferën financiare.
Ujori
Të hënën e të martën kujdes me lëvizjet financiare dhe evitoni çdo investim. Nga e mërkura deri të shtunën keni ndihmë dhe mund të rregulloni të gjithë ato që ju preokupojnë. Këto tre ditë mund të keni kontakte, biseda intime, biseda lidhur me jetën tuaj personale, por do të funksionojë si mbështetje për ju që këtej e tutje deri në fund të vitit. Mos investoni, jo vetëm në fushën ekonomike, por në çdo drejtim, nga e shtuna deri në 16 pasi mund të ndjeni një farë zhgënjimi. Të jeni shumë aktiv nga e diela dhe për 15 ditë, të promovoni atë që dëshironi, madje mund të bëni një udhëtim të planifikuar për realizimin e një synimit tuaj.
Peshqit
Në fillim të javës sot dhe nesër kujdes me bashkëpunimet dhe marrëdhëniet tuaja. Çfarë thoni juve dhe çfarë ju thonë të tjerët, çfarë ju premtojnë, çfarë premtoni ju, mos merrni asnjë vendim, lërini këto dy ditë të kalojnë dhe do të keni zgjidhjen e çështjeve që ju kanë preokupuar. Do të keni mbështetjen e bashkëpunëtorit, të bashkëshortit dhe të rrethit tuaj nga e mërkura dhe deri të shtunën. Me hënë e plotë të dielën dhe për 15 ditë fokusohuni në sferën ekonomike, do të keni zhvillime, fitime, por lëvizjet që do të bëni të jenë shumë të matura nga kjo e shtunë deri në 16 Tetor. /tvklan.al

Pas