Java ka nisur me vranësira mesatare të shoqëruara me rreshje shiu në zonën Perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SË) me shpejtësi 7 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Moti parashikohet të jetë me vranësira edhe për dy ditët në vijim, të martë e të mërkurë.
Temperaturat per diten e sotme, e hene, 3 Shtator
Zonat malore 14/29°C
Zonat e ulëta 16/31°C
Zonat bregdetare 20/30°C