Kushtet atmosferike për ditën e premte pritet të jenë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Një situatë e tillë do të jetë prezente kryesisht në Veri dhe pjesërisht në zonat Qendrore, ndërsa vranësira më të shpeshta do të ketë pjesa tjetër e vendit.
Pas mesditës vranësirat fuqizohen në vend duke sjellë rrebeshe shiu, kryesisht në zonat Jugore dhe Lindore, dhe shira të izoluar në Veri dhe Qendër të territorit.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por rritje me 2°C sjell mesdita duke ngjitur maksimumin në rang vendi deri 30°C.
Era do vijojë të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.