Kthjellimet dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta ndërsa në zonat malore veriore do të ketë vranësira kalimtare. Pjesa e dytë e ditës vijon me kushte të qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin e vendit duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant.
Gjatë natës, pjesa më e madhe e vendit mbetet me mot të kthjellët, përjashtuar zonat veriore ku dominante do të jenë kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme duke ruajtur vlerat e tyre konstante.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi perëndimor – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.