Paraditja do të jetë me mot të kthjellët në të gjithë vendin. Vranësira lokale do të zhvillohen pas mesditës në zonat lindore dhe pjesërisht në qendër të territorit.
Mbrëmja dhe orët e natës paraqiten kryesisht të kthjellëta në veri. Kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në qendër dhe jug.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë, duke shënuar maksimumin deri në 34 gradë.
Era do të fryjë e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi perëndimor, duke bërë që në det të ruhet dallgëzim i ulët