Kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë motin në territor, vranësirat më të shpeshta do të ketë në ekstremet Veri-Jug të cilat rrezikohen nga reshje të izoluara.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në gjithë territorin më të shpeshta në Veri duke gjeneruar reshje të pakta dëbore.
Temperaturat e ajrit do të rriten me 3 – 4°C gjatë mëngjesit ndërsa vetëm një rritje të lehtë do të pësojnë vlerat termike të mesditës.
Era do të vijojë të fryjë mesatare me shpejtësi 36 km/h nga drejtimi permanent Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 2 ballë./Meteoalb-Opinion.al