Për ditën e premte moti do jetë i paqëndrueshëm. Do të ketë vranësira mesatare deri të dendura në të githë territorin shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët.
Në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë do ketë reshjet hera-herës dhe në periudha afatshkurtra me intenistet deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Era me drejtim verilindje – veriperëndim do jetë me shpejtësi mesatare deri në 10m/s, në lugina dhe bregdet në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 22m/s.
Deti do ketë valëzimi 3 deri 4 ballë.