Nata e ndërrimit të viteve do të dominohet nga mot; kryesisht i kthjellët, por shumë i ftohtë; situatë kjo si pasojë e depërtimit të masave ajrore të ftohta nga Poli i Veriut.
Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim priten kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore Juglindore duke sjellë momente me flokë dëbore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme si në vlerat minimale edhe sto maksimale duke u luhatur nga -8°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizës deri në 9°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.
Era do të fryjë mesatare, por e ftohtë nga drejtimi lindor-verilindor; me shpejtësi mbi 55 km/h; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.














