Vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimesh dominojnë në të gjithë territorin. Më të dendura vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe qëndrore duke gjeneruar reshje shiu.
Pasditja dhe orët e mbrëmjes dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie të lehtë në vlerat e mëngjesit por dhe në orët e mesditës duke bërë që të luaten nga 2 deri në 22°C.
Era do fryjë kryesisht e fortë, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugperendimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./ Opinion.al