Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, temperaturat arrijnë në 29 gradë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:18 - 16/05/22 |
Opi Nion

Vendi ynë gjatë ditës së sotme paraqitet nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm ku kthjellimet do të jenë dominante gjatë paradites por herë pas here do të ketë vranësira të shpeshta. Ndërsa, pasditja do të sjellë shtim të vranësirave duke rrezikuar shira në zonat malore veri-verilindore ku shirat do të jenë në formë rrebeshi.

Megjithatë, shirat do të jenë të përkohshëm pasi gjatë mbrëmjes dhe natës parashikohet përmirësim i motit duke larguar shirat nga i gjithë vendi.

Sipas MetetoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Pas