Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 4 gusht 2022



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:06 - 04/08/22 |
Opi Nion

Vendi ynë gjatë paradites do të dominohet nga kthjellimet në Ultësirën Perëndimore, ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të pakta të vranësirave.

Sipas MeteoAlb, në orët në vijim gradualisht vranësirat do të shfaqen në zonat malore dhe pjesërisht në ultësirën perëndimore, por nuk do të sjellin reshje. Mbrëmja dhe nata vonë sjellin mbizotërim të motit të kthjellët në pothuajse gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 37°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjell në det dallgëzim 2 – 3 ballë.

Pas