Dita e mërkurë do dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonën e ulët ndërsa vranësira më të dukshme do të ketë në zonat lindore.
Pjesa e dytë e ditës mbetet në kushtet e motit të kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë vendin deri në mëngjesin e ditës tjetër.
Temperatura e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që maksimalja të ngjitet në 24 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi deri në 15 km/h nga drejtimi verior duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim i lehtë.