Ditën e Mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.
Territori shqiptar do të mbetet nën ndikimin e të nxehtit afrikan, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura shumë të larta, ku sërish do të jenë në vlera ekstreme në qarkun e Shkodrës dhe Elbasanit. Në këto dy qarqe maksimumi do të ngjitet mbi 40 gradë celsius.
Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të herëpashershme përgjatë zonave malore Lindore duke lënë bregdetin dhe zonat e ulëta vetëm me kthjellime.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare në jug dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 7-15 m/s. Valëzimi në det do të jetë forcës 1-3 ballë.