Orët e paradites së sotme do të ndikohen nga kushte të qëndrueshme amtosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e herë pas-hersheme të jenë dominuese në pjesën më të madhe të vendit me përjashtim të ekstremit verior si edhe zonave malore juglindore të cilat do të rrezikohen nga reshje të izoluara dëbore.
Pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të mëtejshëm të kushteve të motit duke bërë që i gjithë vendi të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta. E pranishme do të jetë herë pas here era e ftohtë nga verilindja.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në vlerat e mëngjesit, por mesdita do të sjellë 3 gradë rritje të temperaturave në vend.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor dhe për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.