Ditën e sotme vendi ynë do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku pasditja do të sjellë reshje shiu në të gjithë territorin, në intensitet mesatar.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 04ºC deri në 12ºC, në zonat e ulëta nga 08ºC në 19ºC dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 19ºC.
Era do të fryjë në drejtim Jugperëndimor me forcë valëzimi deri në 4 ballë./ Opinion.al