Paraditen e sotme vendi ynë dot karakterizohet nga vranësira dhe reshje shiu që në orët e para të mëngjesit. Por, duke filluar nga mesdita dhe në vijim kushtet atmosferike do të përmirësohen gradualisht, vranësirat dhe shirat e izoluar do të mbeten prezent në jug të vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur nga 3 gradë në 20 gradë.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzime 4 ballë./ Opinion.al