Moti i kthjellët do të mbizotërojë edhe gjatë javës së ardhshme megjithëse nuk përjashtohet mundësia e reshjeve lokale gjatë pasditeve.
Mëngjesi do të vijojë të jetë relativisht i freskët ndërsa orët e mesditës parashikohet të shënojnë temperatura të larta për stinën; termometri në zonat Perëndimore do të ngjitet në 28°C.
Mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta do e klasifikojnë tetorin si një muaj të thatë e shumë të ngrohtë. /Opinion.al