Gjatë paradites së sotme vendi ynë do të karakterizohet nga një mot i kthjellët me kalime të pakta vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë orëve të pasdites vranësira do të shtohen veccanërishtveccanërisht përgjatë shtrirjes perëndimore.
Ndërkohë, mbrëmje pritet të sjellë një grumbullim të vranësirave duke gjeneruar reshje në veri dhe veriperëndim të vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes, dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 33°C.
Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 50 km/h nga drejtimi kryesisht jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.