Ditën e sotme në vendin tonë, orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në Ultësirën Perëndimore, ndërsa me vranësira dhe reshje të pakta shiu do të jetë moti në zonat malore.
Orët e pasdites dhe në vijim të sjellin shtim të vranësirave, momente me pika shiu në Ultësirën Perëndimore, ndërsa me rrebeshe shiu do të jenë zonat malore përgjatë kufirit lindor.
Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 25°C vlera maksimale, e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.