Ditën e sotme alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të dominojnë motin në të gjithë territorin e vendit, ku më të dendura vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe verilindore të vendit.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë të pranishme në bregdet dhe zonat e ulta, ndërsa zonat malore do të vijojnë me mot të vranët deri në orët e vona të natës kur prtiet edhe zhvillim i tyre duke gjeneruar shira.
Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante.
Era do të vijojë të fryjë e lehte dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 25 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor, për pasojë në det do të gjeneroher dallgëzim i ulët.