Sipas MeteoAlb, kushtet e qëndrueshme atmosferike mbeten prezente në vendin tonë, duke bërë që territori shqiptar të jetë në dominimin e kthjellimeve në Ultësirën Perëndimore dhe vranësirave kalimtare përgjate kufirit lindor.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 38°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor-verilindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë./ Opinion.al