Kryesore

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 18 Gusht 2019


               Publikuar në : 08:15 - 18/08/19 |
Al Do

Bregdeti dhe zonat e ulëta paraqiten me kthjellime dhe vranësira të lehta por vranësira më të dendura do të ketë në zonat verilindore dhe juglindore. Pjesa e dytë e ditës vijon me të njëjtat kushte meteorologjike duke bërë që i gjithë vendi të jetë i kthjellët dhe me vranësira kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur në vlerat ditore 14°C deri në 35°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë. /Opinion.al

Pas