Sipas MeteoAlb, zonat bregdetare do të jenë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.
Ndërsa në pjesën tjetër të vendit parashikohet të ketë kalime të pakta vranësirash, më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e mesditës dhe pasdites duke sjellë dhe reshje të izoluara.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 36°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi perëndimor duke krijuar dallgëzim 2-3 ballë./ Opinion.al