Për ditën e enjte moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë. Vranësirat pritet të jenë të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.
Era nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, shoqëruar me një valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. Temperaturat pritet të pësojnë rritje në të dyja vlerat.
Më konkretisht në:
zonat malore 19°C deri në 35°C
zonat e ulëta 24°C deri në 39°C
zonat bregdetare 23°C deri në 38°C