Nese keni bere plane për fundjave apo për festen e Pashkëve, me pare informohuni rreth motit.
Pranvera e këtij viti e veçanërisht muaji prill, janë karakterizuar nga temperatura te freskëta dhe reshje shiu.
Ne këto kushte sinoptike, do te mbyllet ky muaj.
Sipas parashikimeve te Institutit te Gjeoshkencave, shirat rikthehen pasditen e premtes.
Ne zonat jugore reshjet priten me intensitet madje te shoqëruara edhe me rrufe. Me temperatura te freskëta, reshje dhe shkarkesa elektrike, do te nise edhe muaji maj.
Madje specialistet e Gjeoshkencave bëjnë apel për kufizim te lëvizjeve ne zonat malore, aty ku pritet te ketë edhe rënie rrufesh.
Ditët e para te muajit maj do te jene te freskëta dhe te lagështa.
Specialistet refuzojnë te japin parashikime afatgjata, ndonëse kjo jave sipas tyre, do te karakterizohet nga vranësirat dhe luhatjet e temperaturave.
Kjo do te thotë se çadrat dhe syzet mbajini gjithmonë me vete.