Jemi në vjeshtë por temperaturat e larta bëjnë të duket sikur vera nuk ka mbaruar. Sipas Meteoalb vijon dominimi i kthjellimeve me vranësira kalimtare në të gjithë vendin, më të dukshme vranësirat paraqiten në Qendër dhe zonat Jugore të Shqipërisë.
Edhe pasditja, mbetet në kushtet e kthjellimeve me vranësira të herë pas hershme të cilat nëzona të izoluara Jugore, krijojnë mundësinë për rrebeshe afatshkurtra.
Temperaturat e ajrit do të qendrojnë thuajse konstante në të dyvlerat ekstremale ditore, vlerat e të cilave pritet të luhaten nga 11 në34°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 28km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det vijon dallgëzim 1 ballë.
/Meteoalb