Orët vijuese sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike në pjesën më të madhe të vendit por zonat lindore mbeten me vranësira të shpeshta e reshje të pakta.
Di e mwrkurw do tw ketë kthjellime e vranësira të lehta tw cilat do tw dominojnë thuajse gjithë vendin por vranësira të shpeshta e reshje të pakta do ketë ekstremin Verior dhe Verilindor në orët e para të ditës. Pasditja sjell kthjellime e vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa vranësira të dukshme do ketë në zonat Lindore deri në mbrëmje kur moti rikthjellohet në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë mëngjesit por rritje me 2 – 3°C do të shënojnë vlerat termike të mesditës.