Kryesore

Parashikimi i motit: Fundjava me shi, bien temperaturat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:57 - 07/09/18 |
b.f

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga vlera normale të presionit atmosferik të cilat do të ifluencojnë mot pjesërisht të qendrueshëm në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

Dita e Premte, 7 Shtator: Moti do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare në zonat malore ku do të pasohen nga rreshje shiu në mesditë të izoluara. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet Jon. Valëzimi do të jetë i forcës 2 lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 12/26°C
Zonat e ulëta 12/31°C
Zonat bregdetare 14/30°C

Dita e Shtunë, 8 Shtator: Vendi ynë do të përfshihet nga rreshje shiu në orët e para të mëngjesit kryesisht në Ultësirën Perëndimore , ne mesditë rreshjet do të shtrihen thuajse në të gjithë vendin. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 -15m/sek në bregdet Jon. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 11/25°C
Zonat e ulëta 15/28°C
Zonat bregdetare 17/28°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Pas