Në gjithë territorin mbetet dominant moti i kthjellët dhe temperaturat e larta deri në mesditë kur në ekstremin verior dhe verilindor do të ketë grumbullime vranësirash të përkohshme.
Pjesa e dytë e ditës, do të karakterizohet nga kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore lindore. Në të njëjtat kushte mbetet mbrëmja dhe orët e natës, në të gjithë territorin shqiptar.
Përsa i përket, temperaturave të ajrit nuk priten ndryshime të ndjeshme duke bërë që maksimumi në rang vendi të mbetet rreth vlerës 39ºC – 40 ºC .
Era do të fryjë kryesisht e lehtë por mesatare pas mesditës duke arritur shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe verior, për në det do të ketë dallgëzim 1 – 2 ballë./tvklan.al